Panorama (Albania)

Amir Abrashi dëmtohet, Llullaku dopietë dhe kryegolash­ënues

-

Terek Grozni ka mundur 3- 1 skuadrën e Rubin Kazanit dhe dy shqiptarët kanë qenë vendimtarë për skuadrën nga rajoni i Çeçenisë. Balaj dhe Roshi kanë hapur dhe mbyllur tiparin e golave në këtë triumf 3- 1 për Tereik Groznin. Shkodrani vijon që të jetë vendimtar… me kokë në minutën e 18- të. I aktivizuar në të 79- n, Roshi ka vulosur triumfin e Terek Groznit në minutën e katërt të shtesës me anë të një eurogoli. Një goditje fluturimth­i e mesfushori­t kuqezi ka qenë mbyllja perfekte për një fitore të artë për Terekun, që është ngjitur në vendin e katërt.

Rumani - Futbollist­i i ftu- ar rishtas në Kombëtare nuk i ka mjaftuar skuadrës së tij për të dalë me pikët maksi- male nga ndeshja e djeshme. Azdren Llullaku ka shënuar dy herë për Gaz Metan, duke përmbysur përkohësis­ht rezultatin në 2- 1 përballë Universita di Kraiova, por sfida ka përfunduar 2- 2. Shqiptari e gjeti rrugën e rrjetës në minutat 50' dhe 59'. Pas këtij barazimi, skuadra e Llullakut renditet në vendin e katërt, ndërkohë që shqiptari është shkëputur në krye të listës së golashënue­sve me 10 gola.

Bundesligë - Amir Abrashi është dëmtuar sërish. Në ndeshjen që Fraiburgu ka fituar 2- 1 përballë Augsburgut, shqiptari është dashur të lërë fushën e lojës në minutën e 17- të për shkak të një dëmtimi. Në takimin tjetër të këtij kampionati, Herta e Berlinit i ka shkaktuar humbjen e parë Mavra-

jt dhe Këlnit, me rezultatin 2- 1.

Seria B - Migjen Basha ka pasur disa minuta në fitoren e barit 3- 0 përballë Trapanit. Edgar Çani dhe Piza kanë barazuar në transfertë 1- 1 përballë Latinas, ndërsa Gjimshiti me Atalantën ka dalë i mundur me rezultat minimal në shtëpinë e Novarës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania