Panorama (Albania)

Manjani për Tahirin e Kodhelin: Ta shkulim hashashin nga mendja

USHTRIA KUNDER KANABISIT, MINISTRI I LSI POLEMIZON ME KOLEGET E PS

- YLLI MANJANI

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, nuk tërhiqet nga kërkesa e tij për të nxjerrë Ushtrinë në terren për të luftuar kultivimin e lëndëve narkotike. Përmes një reagimi në “Facebook”, Manjani, ndonëse ka theksuar se nuk kërkon të bëjë polemikë me asnjë nga kolegët e tij ministra, ka kthyer një përgjigje për qëndrimet e mbajtura nga ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Teksa ministrja e Mbrojtjes deklaroi se Ushtria angazhohet për gjëra serioze, Manjani dha argumentet e tij përse lufta kundër kultivimit të lëndëve narkotike është shumë serioze dhe duhet luftuar në kohë. Manjani i ka kujtuar të gjithë qeverisë se është mirë që kjo luftë të fitohet në kohë, sepse në të kundërt, trafikantë­t me kalimin e kohës do të “modernizoj­në” infrastruk­turën dhe do të blejnë politikën.

Nuk ka gjë më serioze sesa të shërbesh në një detyrë publike. Të shërbesh si ministër është edhe më serioze. Kështu që diskutimi mbi seriozitet­in e të qenit serioz është i pavend.

E fundit gjë që kisha menduar dhe ende e mendoj është të bëj polemika publike me kolegët ministra. Qeveria është një institucio­n kushtetues i rëndësishë­m që bazohet në ligjshmëri, kolegjiali­tet, përgjegjës­i, solidarite­t, por edhe konfidenci­alitet.

Çështja e shkuljes së hashashit nga toka, por edhe nga mendja jonë, është sot më seriozja! As shoqëria, as ekonomia, as politika, as biznesi ( rinia jo e jo) nuk kanë hajër nga hashashi. Përhapja e këtij fenomeni është katastrofë për të gjithë ne. Prandaj e përsëris edhe një herë atë që thashë të martën e shkuar: Nga ky fenomen duhet të ndahemi tani. Më vonë do të jetë shumë vonë.

Tani është momenti për t'i dhënë dërrmën kësaj të keqeje, që është ende në fazat e hershme të tij! Më vonë do të jetë vonë, sepse trafikantë­t do të kenë "modernizua­r" infrastruk­turën, do të kenë blerë politikën dhe do të kenë në dorë ligjin. Rinia e sotme nuk mund të rritet me trupin që i merr formën e karriges dhe me mendjen e trullosur nga tymi "dehës" i hashashit! E ardhmja jonë është më serioze sesa kaq.

Tani është momenti të shfarosim farën e hashashit, sepse na duhet krahu i punës për ekonominë e ligjshme kombëtare. Ekonomia nuk zhvillohet dot nëse krahu i punës joshet të "dalë partizan" nga ekonomia rraskapitë­se e hashashit.

Tani duhet të ndërhyjmë fort e me mend në kokë që të parandaloj­më ngjarje kriminale që burojnë natyrshëm nga hashashizi­mi i shoqërisë. Duhet të ndalojmë farën e hashashit, por edhe rekrutimin e "ushtarëve", që ruajnë parcelat e paligjshme dhe bosët e tyre që kërcënojnë sigurinë tonë publike.

Të gjithë duhet të jemi pro shfarosjes së kësaj të keqeje, më e madhja që kemi sot midis nesh! Të gjithë pa dallim: policë, ushtarë, politikanë e zyrtarë të gjithë pa dallim.

Kjo nuk është batutë, por realitet shumë serioz. Çështjet serioze kërkojnë reagime serioze. Dhe seriozitet­i nuk përcaktohe­t nga cilësia e kolltukut që i ofron detyra publike.

Nuk janë ligjet pengesa. Nuk ka ligj që mbron kultivuesi­n e as trafikanti­n. Ashtu siç nuk ka drejtësi të besueshme që merret me përdoruesi­n egërsisht dhe me trafikanti­n "miqësisht".

Duhet ta ndreqim dhe ligjin, pa dyshim! Por ligji ndreqet shumë më mirë kur zbatohet mirë.

Nuk dua të hyj aspak në garën e propozimev­e publike të projektlig­jeve, sepse unë nuk jam në garë me askënd për të bërë detyrën time. Por për kuriozitet­in tuaj, që në prill të këtij viti kam depozituar në qeveri projektin për ndryshime në Kodin Penal. Ky projekt është aty, në qeveri, në pritje për miratim.

Edhe një herë: O tani, o kurrë më!

Tani është momenti për t'i dhënë dërrmën kësaj të keqeje, që është ende në fazat e hershme të tij! Më vonë do të jetë vonë, sepse trafikantë­t do të kenë "modernizua­r" infrastruk­turën, do të kenë blerë politikën dhe do të kenë në dorë ligjin. Rinia e sotme nuk mund të rritet me trupin që i merr formën e karriges dhe me mendjen e trullosur nga tymi "dehës" i hashashit! E ardhmja jonë është më serioze sesa kaq

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? GJATE AKSIONIT KUNDER KANABISIT
GJATE AKSIONIT KUNDER KANABISIT
 ??  ?? Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani
 ??  ?? Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania