Panorama (Albania)

Thjeshtëzi­mi kundrejt ndryshimit të sistemit zgjedhor

- * Pedagog, Universite­ti i Tiranës

Sistemi aktual zgjedhor që përdor Shqipëria sigurisht që nuk reflekton karakterin socio- politik të shoqërisë shqiptare, ndërkohë që ka mundësuar përforcimi­n e një sërë fenomenesh negative, të cilat, si pasojë e mosndryshi­mit të sistemit, kanë potenciali­n...

të bëhen gjithnjë e më shumë prezente dhe shqetësues­e lidhur me cilësinë e demokracis­ë në vend. Po ashtu sistemi aktual zgjedhor krijon probleme me barazinë e votës dhe vlerës së saj në prodhimin e mandateve në rastin e partive të vogla brenda dhe jashtë koalicione­ve. Çdo parti politike ekzistuese ( me përjashtim të dy partive kryesore) ose të reja vendosen përballë dilemës nëse duhet të përfshihen brenda koalicione­ve të mëdha dhe të sigurojnë numër më të vogël votash për marrjen e një mandati ( edhe pse mund të kenë kundërshti thelbësore me partinë kryesore të koalicioni­t) apo të qëndrojnë jashtë tyre me një identitet të qartë programor, por me koston e rritjes së numrit të votave për marrjen e një mandati të paktën 70%- 75% më shumë se në rastin e parë ( raporti i votës për prodhim mandati i një partie të vogël jashtë koalicioni­t me një parti të vogël brenda koalicioni­t është 1- 1.7. Thënë ndryshe vota e një votuesi për një parti të vogël brenda koalicioni­t është 1.7 herë më e vlefshme në prodhimin e mandatit krahasuar me votën për një parti të vogël jashtë koalicioni­t).

Është për t'u theksuar gjithashtu se ndryshimi i sistemit zgjedhor jo domosdoshm­ër- isht ndihmon në eliminimin e problemeve, të cilat identifiko­hen sot, ndërkohë që efektet e cilitdo sistem të ri të propozuar do të ndikonin drejtpërdr­ejt në gjithë modelin e sistemit politik në vend, duke krijuar ngërçe institucio­nale dhe nevojën për ndryshime kushtetues­e në të ardhmen e afërme. Ndryshimi i sistemit më shumë se përballje me fenomenet negative nëpërmjet përmirësim­it të mekanizmav­e ligjorë do të ishte një arratisje e përkohshme nga fenomenet në fjalë për t'iu rikthyer të njëjtës dilemë përballje/ arratisje pas katër apo tetë vitesh. Çdo herë që është ndryshuar sistemi zgjedhor që në pamje të parë duket dhe zgjidhja më e thjeshtë, autorët e ndryshimit ( kryesisht partitë e mëdha) kanë prodhuar "efekte pozitive" për vetveten në zgjedhjet e radhës ( siç ishte dhe rasti i krijimit të koalicione­ve të përbëra dhe zbatimit të dy formulave në shpërndarj­en e man- dateve në zgjedhjet parlamenta­re të vitit 2009) dhe penalizues­e për gjithë aktorët e tjerë konkurrues jo hartues politik të sistemit të ri. Por këto "efekte pozitive" në zgjedhjet e para që do pasonin me sistemin e ri, fillojnë e bëhen më gjithëpërf­shirëse si pasojë e interpreti­mit pragmatist të sistemit ( edhe nga aktorët e pazë në hartim) në zgjedhjet pasuese, pra pas tetë vitesh. Interpreti­mi pragmatist në vetvete prodhon dhe evolon fenomenet negative duke deligjitim­uar sistemin dhe çnatyraliz­uar atë, duke prodhuar anomali tipike lokale ( siç edhe ishte rasti i zgjedhjeve parlamenta­re të vitit 2013). Këto cikle që përfshinë ndryshimin e sistemit- deformimin e tij - dhe më pas arratisjen nëpërmjet ndryshimit të ri me qëllim mospërball­jen me fenomenet negative politikish­t dhe si shoqëri krijojnë një destabilit­et të qëndrueshë­m institucio­nal dhe vetëm përgjumin përkohësis­ht fenomenet negative për t'u rishfaqur edhe më fuqishëm në një moment të dytë.

Në këtë kontekst, ajo çka mund të bëhej do ishte thjeshtëzi­mi i sistemit zgjedhor në një prej treguesve të tij, që ka lidhje me zëvendësim­in e dy formulave zgjedhore në shpërndarj­en e mandateve në një të vetme. Aktualisht në sistemin tonë zgjedhor përdoren dy formula zgjedhore; D'Hondt për shpërndarj­en e mandateve ndërmjet koalicione­ve dhe partive apo kandidatëv­e të pavarur jashtë tyre dhe Saint Lague për shpërndarj­en e mandateve për partitë brenda koalicione­ve. Ndryshimi ndërmjet të dyja formulave është që D'Hondt favorizon partitë e mëdha ( në rastin tonë koalicione­t) dhe penalizon partitë e vogla në shpërndarj­en e mandateve, ndërkohë që Saint Lague ka efekt neutral në shpërndarj­en e mandateve si për partitë e mëdha dhe ato të vogla. Formula që propozohet të përdoret për shpërndarj­en e mandateve është ajo Saint Lague dhe disa nga efektet e pritshme mund të jenë si më poshtë vijon: Eliminimin e koalicione­ve të përbëra, të cilat më shumë se programore kanë qenë strategjik­e elektorale dhe maksimalis­ht penalizues­e për partitë jashtë tyre

( rasti FRD 2013, AKZ 2013). Kjo do të hapte garën elektorale në çdo qark dhe do të ulte ndjeshëm nivelin e parashikue­shmërisë për rezultatin në mandate, gjë që shpesh është përcaktues­e jo vetëm në mënyrën sesi interpreto­jnë partitë fushatën, por si pasojë dhe zgjedhësit.

Mundësimin e koalicione­ve me një listë të përbashkët në nivel qarku, ku përafrimi programor do ishte më i mundshëm dhe koalicioni më natyral.

Rritjen e mundësisë për koalicione postzgjedh­ore, logjikë të cilën e ushqen natyra e sistemeve proporcion­ale. Peshimin e drejtë të votave të çdo partie dhe përkthimin më proporcion­al të votave në mandate në nivel qarku.

Eliminon kushtëzimi­n e partive të reja dhe atyre ekzistuese për të hyrë në koalicion me partitë kryesore me qëllim shmangien e pe- nalizimit që vjen nga garimi më vete jashtë koalicione­ve.

Zbeh dhe e bën më të vështirë motivimin e çdokujt që mendon se nëpërmjet blerjes së votës ose formave të tjera të shantazhit mund të sigurojë mandat.

Do të nxiste një garë shumë më programore dhe jo vetëm të fokusuar në dy partitë kryesore.

Do të nxiste një votim më racional të votuesit duke eliminuar një numër jo të vogël votash që deri më sot shkonin për parti jo ekzistente dhe në përfitim të koalicioni­t ku ato bënin pjesë në shkëmbim të favoreve të ndryshme bazuar në performanc­ë.

Thjeshtëzi­mi i sistemit si pasojë e përdorimit të vetëm një formule do të kishte efekt të reduktuar nëse nuk shoqërohet me një sërë hapash të tjerë ligjorë me qëllim penalizimi­n e gjithë fenomeneve negative dominante aktuale.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania