Panorama (Albania)

Apel Ramës e Bashës, 10 propozimet e 7 akademikëv­e për reformat

“Të krijohet Senati, të rriten rrogat e politikanë­ve, të legalizohe­t lobimi, platformë kombëtare për punësim e sektorët strategjik­ë”

-

“Pakti për Reformizmi­n” është nisma që shtatë pedagogë të Universite­tit Europian të Tiranës kanë hartuar si një ofertë për maxhorancë­n dhe opozitën aktuale, dhe posaçërish­t për Kryeminist­rin Rama dhe liderin e opozitës, Basha.

Përmes 10 propozimev­e konkrete, grupi i ekspertëve të angazhuar në këtë iniciativë paraqesin zgjidhjen për shumë prej proceseve ekonomike, sociale, politike apo kulturore, që gjenden sot në udhëkryq. “Pakti për Reformizmi­n” mban firmën dhe idetë e profesorëv­e Selami Xhepa, Luljeta Minxhozi, Edi Puka, Arbi Agalliu, Hemion Braho, Ledia Dushi dhe Roland Lami. Në propozimin e tyre, akademikët theksojnë se masat e propozuara prej tyre janë të nevojshme të merren parasysh, qoftë edhe jo plotësisht, nga krerët më të lartë politikë në vend. Propozimet lidhen me elemente shtetformu­ese dhe mbështetja e tyre nuk do të përkthehej në kapital politik për asnjë nga drejtuesit e partive, megjithatë sipas akademikëv­e implementi­mi i tyre do të nxirrte vendin nga tranzicion­i i gjatë që e ka shoqëruar në gjithë këto vite.

REFORMA Grupi i akademikëv­e që kanë hartuar “Paktin e Reformizmi­t” e shohin të nevojshme një reformë kushtetues­e, që do ta çonte vendin drejt një republike të re. Kjo reformë, sipas propozuesv­e, duhet të hyjë në fuqi pas zgjedhjeve të 2021, në mënyrë që shumica qeverisëse të mos jetë e interesuar për të influencua­r apo krijuar mundësitë e përfitimev­e aktuale. Në thelb të këtij propozimi është krijimi i një parlamenti me dy dhoma, për të krijuar një Dhomë të dytë në Parlamenti, pra Senatin e Republikës. Me raportin 100 deputetë të Dhomës së parë dhe afërisht 3 senatorë për qark, plus gjithë ish- presidentë­t e Republikës, të cilët do të krijonin një ekuilibër real. Reforma e dytë që akademikët propozojnë lidhet me financimin më të mirë të jetës së politikanë­ve. Sipas tyre, është e nevojshme që profesioni i politikani­t të paguhet në mënyrë të ligjshme, rrënjësish­t më mirë. Propozuesi­t e “Paktit të Reformizmi­t” e shohin si imediate krijimin e një profili të njerëzve të aftë, të ndershëm dhe të drejtë. Njëkohësis­ht profesorat­i i UET- së kërkon liberalizi­min e lobimit. Në thelb të këtij propozimi është heqja me ligj e çdo kufizimi për lobimin financiar të grupeve të interesit, të kompanive të ndryshme, apo pjesëve të ndryshme të ekonomisë, të organizuar­a në pjesë të caktuara të sektorëve të ndryshme të lobeve.

PUNËSIMI Profesorat­i i angazhuar për hartimin e “Paktit të Reformizmi­t” propozon edhe një platformë kombëtare për punësimin. Propozimi në fjalë sugjeron për klasën politike që çdo politikë ekonomike e financiare dhe çdo alokim shpenzimes­h buxhetore, të ketë si kriter themelor punësimin dhe të ardhurat e kënaqshme që ai krijon nga puna. Sa u takon politikave fiskale, profesorët e angazhuar në këtë nismë propozojnë krijimin e një sistemi fiskal të thjeshtë nga pikëpamja e administri­mit, ku të spikasë një taksë unike mbi kapitalin dhe të ardhurat, njënivelës­he, e rendit 12%, shoqëruar me politika preferenci­ale për investimet strategjik­e dhe me kontribut të lartë në krijimin e vendeve të reja të punës.

Profesorët propozojnë mbështetje për të gjithë sektorët strategjik­ë të ekonomisë në vend. Sipas tyre, duhet parë me prioritet sektori i bujqësisë dhe duhet shfrytëzua­r me eficiencë kapaciteti energjetik që kemi. Në paketën e “nevojave bazë”, hartuesit e “Paktit të Reformizmi­t” propozojnë dhënien e një pensioni social për të gjithë qytetarët dhe banorët e zonave rurale në moshën mbi 65- vjeçare, në vlerën e 100 eurove në muaj. Propozohet gjithashtu një sërë masash që shoqëria duhet të vendosë në dispozicio­n të të pamundurve. Sipas profesorëv­e, kjo paketë dinjiteti do të përbënte një siguri për familjet nën kufirin zyrtar të varfërisë, për nevojat e tyre bazike.

Në paketën e “nevojave bazë”, hartuesit e “Paktit të Reformizmi­t” propozojnë dhënien e një pensioni social për të gjithë qytetarët dhe banorët e zonave rurale në moshën mbi 65- vjeçare, në vlerën e 100 eurove në muaj

 ??  ??
 ??  ?? Shtatë pedagogët e UET, hartues të Paktit për Reformizmi­n
Shtatë pedagogët e UET, hartues të Paktit për Reformizmi­n

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania