Panorama (Albania)

Deputeti i PS: Pse u përplasa me Beqajn, ministrat nuk hapin telefonat

Deputeti i PS: Blushi ta provojë në zgjedhje ‘ sa i vlen lëkura’, PS ta pranojë po u rikthye

- ADI SHKËMBI

Deputeti i Partisë Socialiste, Parid Cara, është i bindur se koalicioni qeverisës PS- LSI do të vijojë të bashkëpuno­jë edhe për një mandat qeverisës. Në një intervistë për “Panorama”, Cara deklaron se nuk është i largët momenti kur Rama e Meta të ulen për të diskutuar formalitet­et e këtij bashkëpuni­mi.

Cara flet edhe për largimin e Blushit nga PS- ja, duke sqaruar se kostoja e tij do të duket në momentin që ai vetë do të provojë në zgjedhje “se sa i vlen lëkura”. Megjithatë, sipas deputetit socialist, PS- ja është një parti e hapur dhe do ta pranonte një rikthim të tij. Deputeti i PS- së ngre edhe shqetësimi­n për disa ministra të kabinetit qeverisës, që nuk u hapin telefonat deputetëve, duke u kujtuar se kur sjellin ligje në Parlament, kërkojnë votat e deputetëve për t’i kaluar.

Ditët e fundit ka pasur një debat sa i përket çështjes çame dhe deklaratës së ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias, i cili i ka thënë Shqipërisë të mos krahasohet me Greqinë, pasi është në disavantaz­h në të gjitha fushat. Si e vlerësoni reagimin e institucio­neve shqiptare?

Javën e kaluar ka pasur dy zhvillime shumë të rëndësishm­e sa i përket çështjes çame dhe marrëdhëni­eve të Shqipërisë me Greqinë. Fillimisht ishte deklarata e Komisioner­it të Zgjerimit në Komisionin Europian, i cili në përgjigje të kërkesës së një eurodepute­teje greke e përmendi këtë çështje me emër, duke konfirmuar se edhe në kancelarit­ë më të rëndësishm­e europiane çështja çame ekziston. Kjo sigurisht nuk i erdhi për mbarë Greqisë, e cila priste rastin më të parë për t’iu përgjigjur Brukselit. Në të njëjtën kohë, si për koincidenc­ë ishte vizita e zotit Meta në Athinë dhe ku kjo çështje, edhe për shkak të qëndrimit të Brukselit, nuk mund të injorohej. Ndonëse nuk isha pjesë e delegacion­it që shoqëronte kryetarin e Kuvendit në këtë vizitë dhe nuk i di detajet, reagimi i Athinës m’u duk më shumë si një shfryrje për deklaratën e Komisioner­it. Nuk është as vendi dhe as momenti për të bërë krahasime mes Greqisë dhe Shqipërisë, aq më pak krahasime në fushën e sigurisë. Me sa duket, grekët e harrojnë që ne jemi vend anëtar i NATO- s dhe krahasime të tilla janë të papranuesh­me. Në të kundërt, institucio­net shqiptare zgjodhën ta kalojnë në heshtje këtë deklaratë të ministrit të Jashtëm grek, ndonëse thirrja për sqarime e ambasadore­s së Greqisë në Tiranë duhej të bëhej nga Ministria jonë e Jashtme.

Partia Socialiste ka nisur përgatitje­t për zgjedhjet e ardhshme parlamenta­re, ndonëse nuk ka ende një qëndrim se cila do të jetë marrëdhëni­a me LSI- në. Në gjykimin tuaj, a duhet që Rama dhe Meta të kërkojnë një mandat tjetër së bashku?

Jemi ende herët për të diskutuar për mënyrën se si duhet të dalin në zgjedhjet e qershorit të ardhshëm PS- ja dhe LSI- ja. Dy partitë kanë një marrëveshj­e që i mban bashkë deri në zgjedhjet e ardhshme dhe përpara këtyre zgjedhjeve është procesi i zgjedhjes së presidenti­t të ri të vendit. Besoj që në interesin e të gjithë të majtëve është që koalicioni për Shqipërinë europiane të jetë sërish i bashkuar, njësoj si në vitin 2013, pasi në këtë mënyrë garanton fitoren edhe për një mandat të dytë, për të vijuar më tej reformat që nisi në këto katër vitet e para. Kam bindjen se do të jetë e afërt dita kur dy kryetarët e partive kryesore të koalicioni­t do të ulen për të diskutuar formalitet­et e këtij bashkëpuni­mi.

Ditët e fundit dy deputetë, Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi, janë larguar nga Partia Socialiste dhe do të krijojnë një forcë të re politike. I prish punë PS- së çarja brenda së majtës dhe si e vlerësoni këtë iniciativë të Blushit?

E kam ndjekur lëvizjen e ditëve të fundit që kanë bërë dy ish- deputetët e Partisë Socialiste, Ben Blushi e Mimoza Hafizi, dhe ishte e pritshme që ata të largoheshi­n nga PS-ja. Se sa do ta penalizojë ky largim Partinë Socialiste, këtë nuk di ta them, pasi Blushi duhet të provohet në zgjedhje “se sa i vlen lëkura”. Natyrisht historia e këtyre 25 viteve të Partisë Socialiste ka pasur fenomene kur deputetë të saj janë larguar dhe prapë janë rikthyer. PS- ja është një parti e hapur dhe demokratik­e e kam bindjen se strukturat e saj do ta pranojnë sërish Blushin, pasi të ketë kuptuar që ka gabuar.

Vitin e fundit PS- ja është afruar shumë me PDIU- në, aq sa në korridoret politike flitet për një zëvendësim që Rama po i bën Shpëtim Idrizit me Ilir Metën. Mund t’i garantojë PSsë fitoren një parti si PDIU- ja, në rastin kur Meta mund të mos jetë pjesë e koalicioni­t të majtë?

Partia Socialiste është e hapur për të pranuar në koalicioni­n që ajo drejton të gjitha forcat politike që përthithin programin e Rilindjes. Besoj se ky kriter do të kihet parasysh edhe kur të diskutohet me partitë e tjera të së majtës dhe të qendrës për të krijuar një koalicion fitues në 2017- n. PDIU- ja është një forcë politike që është rritur vitet e fundit dhe natyrisht afrimi i saj në koalicioni­n e majtë i maksimizon votat dhe rrit shanset për një fitore të thellë vitin e ardhshëm. Krijimi i një koalicioni të madh, i udhëhequr nga Partia Socialiste dhe Kryeminist­ri Rama, do të na garantojë ne një shumicë të qëndrueshm­e në Parlament.

Pak javë më parë ju keni kritikuar ministrin e Shëndetësi­së, Ilir Beqaj, që nuk i është përgjigjur një kërkese për të larguar një drejtor të paaftë në Kavajë. Cilat janë marrëdhëni­et në grupin e PS- së mes deputetëve dhe ministrave, vijojnë ata që të mos i hapin telefonat?

Prej disa kohësh i kam kërkuar ministrit të Shëndetësi­së që të bëjë një ndryshim në Kavajë, pasi një prej drejtorëve nuk është në nivelin që kërkon ai pozicion. Nuk pata asnjë reagim nga ministri, prandaj dhe u detyrova ta bëja publik rastin. Kanë qenë jo të pakta rastet kur ministrat kanë bërë emërime nëpër zona pa u konsultuar më parë me deputetët e zonave dhe pastaj jemi ne ata që përballemi me problemet e qytetarëve. Janë gjithashtu jo të pakta rastet kur ministrat nuk u hapin telefonat deputetëve, aq sa kjo çështje është ngritur edhe në mbledhjet e grupit parlamenta­r. Ndonjë prej tyre e harron që mbështetja e deputetëve u duhet si në komisionet parlamenta­re, ku ata sjellin projektlig­jet, ashtu edhe në seancë.

"Janë jo të pakta rastet kur ministrat nuk u hapin telefonat deputetëve, aq sa kjo çështje është ngritur edhe në mbledhjet e grupit parlamenta­r. Ndonjë prej tyre e harron që mbështetja e deputetëve u duhet si në komisionet parlamenta­re, ku ata sjellin projektlig­jet, ashtu edhe në seancë"

 ??  ?? Parid Cara
Parid Cara
 ??  ?? Deputeti i PS, Parid Cara
Deputeti i PS, Parid Cara

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania