Panorama (Albania)

Rreng burrit për xhelozi, lidhet me litar dhe sajon grabitjen

Policia arreston Dalina Azunin për kallëzim të rr emë. Denoncoi se grabitësit i morën 65 mijë lekë në shtëpi

-

Për të fituar vëmendjen e bashkëshor­tit, me të cilin kishte konflikte prej ditësh, një 29vjeçare ka sajuar një histori grabitjeje.

Kjo sajesë "për të tërhequr vëmendjen e burrit", në fund i ka kushtuar prangat vetë gruas që bëri padi të rreme në polici. Pasi ka lidhur veten me litar në shtëpi dhe ka nisur të kërkojë ndihmë, duke thirrur fqinjët nga dritarja, Dalina Azuni ka denoncuar se i kishin hyrë grabitësit në shtëpi duke i marrë 65 mijë lekë të rinj. Por historia e grabitjes ka zgjatur vetëm disa minuta, derisa Policia ka mbërritur në vendin e supozuar të ngjarjes, në fshatin Pinet të Ndroqit, në Tiranë. Një kontroll në shtëpinë ku Azuni pretendont­e se kishin hyrë grabitësit, e ka nxjerrë atë zbuluar. Paratë që ajo pretendont­e se ia kishin vjedhur pasi e lidhën me litar, Policia i ka gjetur të fshehura në dhomën tjetër. Menjëherë sapo janë gjetur paratë, ajo ka pranuar se ngjarjen e kishte sajuar vetë. Ndërsa shpjegimi që ka dhënë para Policisë ka qenë disi i çuditshëm. Ajo ka pretenduar se gjithçka e ka bërë për të fituar vëmendjen e burrit. Të shikonte se si do të reagonte ai kur të mësonte çfarë i kishte ndodhur. Sapo ka rrëfyer gjithë historinë, 29vjeçarja është shoqëruar në Komisariat­in nr. 6, ku është arrestuar për "kallëzim të rremë".

NGJARJA E SAJUAR

Sipas Policisë së Tiranës, dje rreth orës 04: 40 është dhënë njoftim në sallën e emergjenca­ve se në banesën e familjes Azuni, në fshatin Pinet të Ndroqit, kishte ndodhur një grabitje. Denoncuesi ishte bashkëshor­ti i shtetases së "dëmtuar", Dalina Azuni, i cili kallëzonte se një person kishte hyrë për të grabitur në shtëpinë e tij, duke përfituar nga fakti se nuk ai vetë nuk ndodhej aty. Sipas kallëzimit, autori i ngjarjes ishte futur në shtëpi, kishte lidhur me litar të shoqen dhe kishte marrë 65 mijë lekë që ndodheshin në banesë. Në vendngjarj­e kanë shkuar menjëherë shërbimet e Komisariat­it nr. 6, që kanë marrë të mirëqenë kallëzimin për ngjarjen dhe kanë nisur veprimet hetimore. Fillimisht është marrë në pyetje "e dëm- tuara", që, sipas burimeve, ndonëse tregonte se ishte lidhur nga autori, madje edhe ishte dhunuar psikologji­kisht nga ai, dukej mjaft e qetë. Që këtu kanë nisur dyshimet e Policisë për një ngjarje të sajuar, dyshime që janë përforcuar me gjetjen e parave në dhomën tjetër të shtëpisë.

 ??  ?? Dalina Azuni
Dalina Azuni
 ??  ?? Dalina Azuni, e arrestuar për kallëzim të rremë
Dalina Azuni, e arrestuar për kallëzim të rremë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania