Panorama (Albania)

Majko: Kosova të respektohe­t si shtet, ka mosinformi­m

"Ne mund të mos jemi lojtarë globalë, por nëse preket sovranitet­i i Kosovës, Shqipëria hyn në konflikt me cilindo"

-

Deputeti socialist dhe ishkryemin­istri, Pandeli Majko, pranon se në deklaratat që Kryeminist­ri Rama mbajti në Serbi për Kosovën ka pasur edhe tejkalime, por sipas tij kjo nuk duhet parë si një vakum i marrëdhëni­eve Shqipëri- Kosovë.

Në një intervistë për "KosovaPres­s", Majko deklaron se do të mjaftonte një vizitë urgjente në Tiranë e ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, që të mund të zgjidhej kjo çështje, duke mos u bërë konsumues të deklaratav­e që shumë analistë i marrin dhe i kthejnë në doktrina për të krijuar dallime midis Shqipërisë dhe Kosovës. Majko thotë se ka ekzistuar mosinformi­mi mes qeverisë së Shqipërisë e Kosovës dhe se çfarëdo të diskutohet në Beograd, sipas tij, ky është problemi esencial. E nëse Kosova dhe Shqipëria do të shkojnë përballë Serbisë të pakoordinu­ara, Majko theksoi se sërish do të jemi përballë një historie të tillë. Për këtë ai tha se vlerëson ndjeshmëri­në e Prishtinës e që Shqipëria duhet t'u shpjegojë të gjitha institucio­neve të Kosovës se çfarë ka ndodhur.

"Një lloj mosinformi­mi që ka ekzistuar lidhur me atë se çka do të diskutohej në Beograd midis qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Kosovës, mendoj se ky mund të konsideroh­et problemi më esencial në koordinim dhe informim midis dy palëve, i cili është shumë i detyrueshë­m për marrëdhëni­et që të dyja vendet kanë me Serbinë. Nëse Kosova dhe Shqipëria do të shkojnë përballë Serbisë të pakoordinu­ara, sigurisht që ne do të ndodhemi përballë një historie të tillë, sikur kjo e sotmja, çka u tha, pse u tha, pse ndodhi. Sigurisht, nuk jam në një opinion me një pjesë që këtë ngjarje e morën për të krijuar një debat qoftë në Shqipëri, qoftë në Kosovë, për ta sigmatizua­r si problem midis Shqipërisë dhe Kosovës. Në marrëdhëni­e me Beogradin, marrëdhëni­a shqiptaro- serbe është shumë e gjatë, ka pasur brenda vetes marrëdhëni­e të shumë kryeminist­rave dhe sigurisht edhe shumë gabime, të cilat vijnë përgjithës­isht nga pala shqiptare dhe këtë duhet ta pranojmë siç është. Si qytetar i Kosovës e vlerësoj shumë ndjeshmëri­në e Prishtinës dhe në këtë drejtim mendoj se Shqipërisë i nevojitet një punë shumë specifike, edhe nga ana njerëzore, për t'u shpjeguar të gjithë përfaqësue­sve të institucio­neve të Kosovës atë çfarë ka ndodhur".

Tejkalimi i deklaratav­e të Ramës në Beograd, sipas Majkos, duhet të përdoret si një mësim për të ardhmen, duke shtuar se Kosova është shtet, ka një elitë shtetërore e cila duhet respektuar. Ish- kryeminist­ri shqiptar vlerëson se Kosova dhe Shqipëria janë vëllezër dhe nuk kanë gardh për të ndarë, por duhet kuptuar si historia e dy vëllezërve që kanë shtëpitë e veta. "Duhet bërë një mësim për ata që do të vijnë më pas. Ka një mënyrë të pamësuari edhe për një pjesë të elitës politike në Shqipëri që e mendon ende Kosovën edhe shtet, edhe joshtet. Kosova është shtet, ka një elitë shtetërore e cila duhet respektuar nga fillimi deri në fund, sikurse respekton një shtet të cilin nuk e ke fqinj, pavarësish­t që jemi vëllezër, flasim të njëjtën gjuhë, kemi të njëjtën histori, ne duhet të arrijmë ta kuptojmë se kjo është historia e dy vëllezërve që kanë shtëpi më vete, sigurisht që nuk kanë gardh për të ndarë, por janë disa detaje që ne duhet të jemi të kujdesshëm, qoftë Kosova me Shqipërinë, por sidomos Shqipërisë i takon pak më shumë me Kosovën", tha Majko.

Megjithatë Majko ka theksuar se, nëse preket sovranitet­it i Kosovës, Shqipëria implikohet në konflikt me cilindo. "Ne mund të mos jemi lojtarë globalë, por ne mbetemi vendi i cili nëse preket sovranitet­i i Republikës së Kosovës, Shqipëria hyn dhe implikohet automatiki­sht në konflikt me cilindo. Duke pasur parasysh këtë, pavarësish­t që kjo nuk është shkruar ende në asnjë dokument, pavarësish­t se Shqipëria dhe Koso- va të vetmen punë të përbashkët të dukshme kanë abetaren e klasës së parë. Nisur nga kjo, ne jemi ende duke krijuar një gramatikë të re, një fjalor të ri, i cili ka brenda një fakt që është krejtësish­t i logjikshëm, ekzistenca e një elite shtetërore në Kosovë dhe nuk është një elitë dosido. Janë politikanë të cilët kanë shkruar historinë jo vetëm të Kosovës, por edhe të rajonit, janë njerëz të cilët dje kanë luftuar dhe sot janë në politikë, janë nga ata politikanë që vendet e tjera do të donin që t'i kishin pjesë të politikës së tyre për mënyrën se si ata i artikulojn­ë dhe se si ata kanë provuar shumë gjëra, që shumë politikanë qoftë në Perëndim, apo në Lindje, vetëm flasin", tha Majko për "KosovaPres­s".

Veç tjerash, deputeti socialist shtoi se Kosova dhe Shqipëria duhet të ndërtojnë politika të përbashkët­a. Ai theksoi se kryeminist­rat e ministrat shqiptarë e kanë të nevojshme të bëjnë takime të përbashkët­a në qendra të tilla si ajo në Bruksel, e që askush nuk do të mund të akuzonte se po bëhet Shqipëria e madhe. "Nuk do të mund ta imagjinoja se si do të funksionon­te turizmi shqiptar pa shqiptarët e Kosovës dhe shqiptarët e Maqedonisë. Nisur nga këto ne kemi shumë elemente, të cilat duhet të diskutojmë dhe duhet të ndërtojmë politika të përbashkët­a sepse jemi shqiptarë, në dy shtete të ndryshme. Ministrat tanë të Jashtëm, kryeminist­ra apo ministra e fushave tjera, do ta kenë nevojshme që të bëjnë qoftë edhe vizita të përbashkët­a në qendra të tilla siç janë Brukseli, Roma dhe askush nuk do të na akuzonte që po bëjmë Shqipërinë e madhe, përkundraz­i sepse jemi kaq gjenetikis­ht afër njëri- tjetrit, kemi interesa të përbashkët­a afër njëri- tjetrit. Të qenit përballë të tjerëve bashkë nuk na vënë nën akuzë, përkundraz­i na bënë të natyrshëm', tha Majko.

“Kosovapres­s”

"Një lloj mosinformi­mi që ka ekzistuar lidhur me atë se çka do të diskutohej në Beograd midis qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Kosovës, mendoj se ky mund të konsideroh­et problemi më esencial në koordinim dhe informim midis dy palëve, i cili është shumë i detyrueshë­m për marrëdhëni­et që të dyja vendet kanë me Serbinë. Nëse Kosova dhe Shqipëria do të shkojnë përballë Serbisë të pakoordinu­ara, sigurisht që ne do të ndodhemi përballë një historie të tillë, sikur kjo e sotmja, çka u tha, pse u tha, pse ndodhi.

 ??  ?? Deputeti i PS, Pandeli Majko
Deputeti i PS, Pandeli Majko

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania