Panorama (Albania)

Gjyqtarët s’ka kush t’i mbrojë

- FLORJAN KALAJA*

Kushtetuta e ndryshuar ka parashikua­r se çdo gjyqtar dhe prokuror në detyrë, deri në momentin që të kalojnë rivlerësim­in me sukses, do të duhet t’i nënshtrohe­t verifikimi­t të pasurisë, figurës morale dhe profesiona­le. Ndryshimet kushtetues­e kanë vënë në dyshim integritet­in moral dhe profesiona­l të çdo gjyqtari dhe prokurori, prezumim i cili do të duhet të rrëzohet përgjatë procesit të rivlerësim­it. Nga ky proces presupozoh­et që atyre që u provohet prezumimi i papërshtat­shmërisë me detyrën do të largohen nga sistemi dhe të tjerët do të konfirmohe­n në detyrë, duke u titulluar sakaq gjyqtarë dhe prokurorë që meritojnë besimin e publikut.

Me datë 07.10.2016 ka hyrë në fuqi ligji për rivlerësim­in kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e. Ky ligj ka lënë si detyrë të çdo gjyqtari dhe prokurori, që brenda një muaji nga data e hyrjes në fuqi të plotësojë tre formularët e verifikimi­t pasuror, të figurës dhe profesiona­l, dhe t’i dorëzojë ato në tre institucio­net e ngarkuara me detyrat e verifikimi­t. Krahas plotësimit të formularëv­e, e cila ngjan të jetë punë rutinë, ligji ka vënë si detyrë që brenda një muaji nga data e hyrjes në fuqi e ligjit gjyqtarët dhe prokurorët të provojnë me dokumentac­ion çdo të ardhur dhe shpenzim që ka të bëjë me pasurinë, figurën dhe aspektin profesiona­l. Ndërkohë, nëntë ditë nga afati 30ditor rezultojnë të jenë ditë pushimi dhe për rrjedhojë mbeten efektivish­t 21 ditë kohë.

Detyrimi që ligji për rivlerësim­in kalimtar vendos në ngarkim të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e është të paraqesin nga e para të gjitha provat dokumentar­e të justifikim­it të pasurisë, figurës dhe të aspektit profesiona­l që ato deklarojnë në formularë dhe çdo dokument nga ato të kërkuar ndodhet në arkivat e organeve shtetërore. Pavarësish­t kësaj, ligji me një këmbëngulj­e të pashpjegue­shme arsyeshëm vendos që të gjitha dokumentet të sillen edhe një herë nga subjektet e rivlerësim­it. Natyrshëm të vjen në vëmendje diskutimi i fundit i ligjit të dekriminal­izimit për mësuesit, që për plotësimin e vetëm një formulari disafletës­h parashikon gjashtë muaj kohë. Natyrshëm të krijon përshtypja barazia në kohë e lënë për gjyqtarët dhe prokurorët që e nisin sot detyrën me ato që kanë vite vjetërsi në punë deri në pragun e pensionit.

Ka kohë që në media përcillen deklarata të ngarkuara negativish­t të reformator­ëve të drejtësisë lidhur me prezumimin e papërshtat­shmërisë së detyrës së çdo gjyqtari dhe prokurori. Për të përcjellë këtë frymë në opinionin publik shfrytëzoh­et çdo foltore qeverie dhe parlamenti, edhe pse jo edhe drejtorish. Ka kohë që për çdo dështim në Shqipëri. nëpërmjet medias, përcillet negativish­t ideja se fajtor është vetëm sistemi i drejtësisë dhe kryesisht gjyqtarët dhe prokurorët. Në media u fabrikuan edhe spekulime se 100 gjyqtarë dhe 100 prokurorë kanë dorëzuar nga frika e vetingut dorëheqjet para Presidenti­t të Republikës. Pati media që paralajmër­oi për kryetar gjykate që kërkonte marrëdhëni­e seksuale në zyrë me kushtin e përdorimit të influencës së tij për të ndikuar dhe gjithçka u arkivua me ditët dhe javët pasuese.

Që në muajin gusht 2016, Ministria e Financave dhe deputetë të Komisionit të Ligjeve kundërshtu­an sasinë dhe cilësinë e përfitimev­e të parashikua­ra në projektlig­jin për statusin e magjistrat­ëve për gjyqtarët dhe prokurorët, që do t’i mbijetonin procesit të rivlerësim­it kalimtar. Derisa projektlig­ji u bë ligj paga e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e u ul me një të tretën e saj, paga e re u shty edhe me një vit, duke u parashikua­r të nisin efektet me datë 01.01.2019; u hoq e drejta e çdo gjyqtari dhe prokurori për të marrë shtesë page për çdo fëmijë në masën 5% dhe u reduktuan një sërë të drejtash të tjera.

Gjatë ditëve të para pas hyrjes në fuqi të ligjit të vetingut në media u publikua qëllimisht nga organet shtetërore një kërkesë drejtuar zyrave të pasurive të paluajtshm­e, nëpërmjet së cilës kërkohej informacio­n për pasuritë e regjistrua­ra të mbi 400 gjyqtarëve dhe mbi 300 prokurorëv­e, duke pasqyruar në to edhe emrat dhe mbiemrat e prindërve, krushqive, e fëmijëve madhor dhe fëmijëve të mitur deri te fëmijët foshnje. Kryetitujt e mediave të shkruara dhe vizive ishin të tipit: ja gjyqtarët dhe prokurorët dhe të afërmit e tyre, pasuritë e të cilëve do të hetohen në kuadër të vetingut. Imazhet përcjellës­e pasqyronin topa të stërmëdha me prerje të kartëmoned­hës 500 euro. Prezumimi i kriminal- izimit të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e u tejçua si kurrë më parë edhe te prindërit e moshuar të tyre, fëmijët madhorë, të mitur dhe foshnjat.

Një ditë pas hyrjes në fuqi të ligjit të vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e nga ILDKPKI u nxor një udhëzim, akt nënligjor me karakter normativ, i cili detajonte të drejtat dhe detyrimet e subjekteve të rivlerësim­it në kuadër të verifikimi­t pasuror. Në pikën 28 të udhëzimit të ILDKPKI- së ngarkoi me zbatimin e këtij akti normativ nënligjor të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e Republikës. Nga verifikimi i bazës kushtetues­e dhe ligjore që mbante në krye udhëzimi konstatohe­t se nuk ka asnjë dispozitë kushtetues­e, por edhe ligjore në fuqi që të ngarkojë ILDKPKI- në për nxjerrjen e akteve normative me karakter nënligjor, të përcaktojë se cilat çështje të Kushtetutë­s apo ligjit duhet të detajohen me kësi normash dhe në çfarë mënyre duhet të rregullojë çështjet një akt i tillë, në mënyrë të pavarur nga çfarë parashikon neni 118 i Kushtetutë­s.

Pavarësish­t të gjithave këtyre fakteve të renditura më lart, nuk pati asnjë zë publik nga gjyqtarët apo prokurorët për të kundërshtu­ar apo tërhequr vëmendjen me çka ndodhte. Pavarësish­t çka po ndodhte dita ditës nën një normalitet revoltues, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, organi që po përjeton muajt e fundit të ekzistencë­s por akoma kompetent si qeveria e gjyqësorit, nuk trajtoi asgjë dhe nuk u përpoq të zgjonte vëmendjen publike me çka ndodhte, edhe pse në përbërjen e saj ka dhjetë gjyqtar anëtarë. Pavarësish­t çka ndodhur, Prokuroria e Përgjithsh­me nuk pati asnjë reagim publik. Kësaj heshtjeje varri iu bashkua edhe institucio­ni i Presidenti i Republikës dhe Konferenca Gjyqësore Kombëtare, çdo gjykatë dhe çdo prokurori në Shqipëri.

E habitshme ishte se as Komisioner­it për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, nuk i bëri përshtypje trajtimi denigrues dhe dekonspiri­mi në kundërshti­m me ligjin nga autoritete­t shtetërore dhe media i të dhënave me karakter sensitiv, familjar dhe ngushtësis­ht personal i familjarëv­e të gjyqtarëve e prokurorëv­e të Republikës. Përshtypje nuk i bëri as institucio­nit të Avokatit të Popullit. Asnjë fjalë apo konferencë, me apo pa donacione kombëtare qeveritare apo jo, apo ndërkombët­are, nuk pati nga shoqëria civile.

E ndërkohë që në të gjithë komuniteti­n e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e, nëpër kafene, zyra apo midis miqsh, komentohes­hin të gjitha këto ndodhi me frikë dhe shqetësim, askush nuk flet publikisht dhe askush nuk do të zgjojë vëmendje. Asnjë reagim nuk pati nga shoqatat e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e. Është një heshtje e habitshme dhe e frikshme e gjithkujt që do të duhej të mbronte të drejtën, parimin, respektimi­n e ligjit dhe komuniteti­n për të cilin është krijuar për t’i shërbyer dhe promovuar. Nuk pati asnjë reagim ndaj uljes së standardit të pavarësisë së gjyqtarëve dhe prokurorëv­e deri te bindja pa kushte ndaj akteve nënligjore të dala pa ligj, pasi askush nuk e bëri udhëzimin objekt kontesti gjyqësor. Nuk pati asnjë reagim për faktin se cilët janë 100 gjyqtarët dhe prokurorët që u dorëhoqën të frikësuar dhe nëse ky fakt është apo jo një spekulim dashakeqës për opinionin publik. Nuk pati asnjë reagim për thashethem­in që mori dhenë të kryetarit të gjykatës që u korruptua me seks. Nuk pati asnjë reagim për uljen pagës së gjyqtarëve dhe prokurorëv­e me një të tretën dhe shtyrjen e saj me dy vjet.

Duket se në erën e re të Reformës në sistemin e Drejtësisë gjithçka mundet t’i ndodhë dhe t’u bëhet gjyqtarëve dhe prokurorëv­e, që nuk meritojnë asgjë tjetër veç poshtërimi­t dhe më tej ndëshkimit. Akoma më keq dita ditës po duket se gjithçka mundet të shkaktohet nga kushdo sepse gjyqtarët dhe prokurorët s’ka kush t’i mbrojë.

Megjithatë, për gjithkënd që dashakeqës apo i keqpërdoru­r turret për të krijuar një situatë negative të punës së organeve kushtetues­e të vetingut kundër gjyqtarëve dhe prokurorëv­e duhet t’u kujtohet neni 179/ b pika 1 dhe 2 e Kushtetutë­s së ndryshuar. Nuk duhet të harrohet se sistemi i rivlerësim­it kalimtar ngrihet me qëllim që të garantohet funksionim­i i shtetit të së drejtës, pavarësia e sistemit të drejtësisë, si edhe të rikthehet besimi i publikut tek institucio­net e drejtësisë dhe se rivlerësim­i do të duhet të kryhet mbi bazën e parimeve të procesit të rregullt, si dhe duke respektuar të drejtat themelore të subjektit të vlerësimit.

Nuk duhet të harrohet se sistemi i rivlerësim­it kalimtar ngrihet me qëllim që të garantohet funksionim­i i shtetit të së drejtës, pavarësia e sistemit të drejtësisë, si edhe të rikthehet besimi i publikut tek institucio­net e drejtësisë dhe se rivlerësim­i do të duhet të kryhet mbi bazën e parimeve të procesit të rregullt, si dhe duke respektuar të drejtat themelore të subjektit të vlerësimit

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania