Panorama (Albania)

Basha: Largimi i Ramës, të hapur për bashkëpuni­m

“Kundër një qeverisjej­e që është bërë njësh me mafien”

-

Kryetari i PD- së, Lulzim Basha, i ka bërë një ftesë të hapur çdo force politike që është kundër kësaj qeverie t’i bashkohet projektit opozitar për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Në një takim të zhvilluar me drejtues të strukturav­e të PD- së në Kurbin, Basha deklaroi se objektivi kryesor i opozitës është zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme për rrëzimin e kësaj qeverie. “Kundër një qeverisjej­e që është bërë njësh me mafien dhe një mafie që është bërë njësh me qeverisjen; Në një vend ku nuk dihet ku fillon qeveria e ku mbaron krimi, ku mbaron policia e ku fillon krimi; Në betejën për zgjedhje të lira e të ndershme, në betejën për të larguar njeriun që ka keqqeveris­ur në dimensione­t më të zeza që ka njohur ndonjëherë Ballkani, Edi Rama dhe shpurën e tij; Ne jemi të gatshëm, të hapur për bashkëpuni­min, për kontributi­n e gjithsekuj­t, për t’i dhënë vendit atë që meriton, zgjedhje të lira dhe të ndershme, mundësinë për të ecur përpara përmes punës së ndershme dhe përfaqësim­it me bijtë e bijat tuaja më të mira”, deklaroi Basha. Kreu i opozitës dëgjoi shqetësime­t e ngritura nga anëtarët e strukturav­e në Kurbin, një pjesë e madhe e të cilave lidheshin me problemet e shkaktuara nga kultivimi i lëndëve narkotike dhe lidhjes së qeverisë me krimin.

ALTERNATIV­A Basha premtoi se në zgjedhjet e ardhshme, opozita do të vijë me një alternativ­ë të sajën, që nuk do të lejojë që pushteti të ngelet në duart e drogës dhe krimit ku e ka zhytur kjo qeveri. “E dimë që droga nuk është zgjedhja e shqiptarëv­e, nuk është zgjedhja e burrave dhe grave të ndershme, është alternativ­a e vetme, mundësia e vetme që iu dha Edi Rama. Një mundësi që i skllavëron ata, ndërkohë që pasuron vetëm një grusht njerëzish. Është fondi që Edi Rama ka bërë gati për veten e tij për të kapur, blerë, prishur zgjedhjet e radhës. Dhe për këdo tjetër është mallkim, është skllavërim, është ankth, është vrasje, është plagosje, varfërim”, u shpreh kreu i PD- së. Sipas tij, opozita nuk do të lejojë që ky model që po ofron qeveria të kthehet në një shembull për fëmijët shqiptarë. Basha tha se shumica qytetare nuk do ta lejojë të ndodhë kjo gjë, ndaj edhe kërkoi një bashkim sa më të madh popullor në këtë përballje me qeverinë. “Nuk mund të kthehet në model trafikanti për fëmijët e shqiptarëv­e, nuk mund të lejojmë të kthehet në model. Ne nuk mund ta lejojmë kurrë dhe nuk do ta lejojmë kurrë. Për këtë na duhet një bashkim i madh. Shumica e shqiptarëv­e janë me ne. E izoluar dhe më e pakët se kurrë në numër është banda që kemi përballë”, deklaroi kreu i PD- së.

 ??  ??
 ??  ?? Basha dje në Kurbin
Basha dje në Kurbin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania