Panorama (Albania)

Kontrollet e policisë, zbulohen 17 thasë me hashash në hidrovor

-

KURBIN- SARANDE- Zbulohen 17 thasë me lëndë narkotike, në hidrovorin e Shllinzes në Kurbin. Ka qenë punonjësi i hidrovorit, i cili ka pikasur disa thasë të mbushur që kishin ngecur në kanal. Pasi është afruar, ai ka konstatuar se brenda tyre kishte sasi lëndësh narkotike, ndaj menjëherë ka lajmëruar Policinë e Kurbinit. Këta të fundit janë nisur drejt vendit të ngjarjes, duke nisur verifikime­t. Thasët me lëndë narkotike janë marrë nga policia dhe do të analizohen në laborator për të përcaktuar edhe llojin e drogës. Nga verifikime­t e deritanish­me është bërë e ditur se lënda narkotike dyshohet të jetë e llojit hashash. Policia ka nisur menjëherë hetimet në lidhje me këtë rast dhe personin që e ka hedhur atë në hidrovor. Dyshimet janë se droga mund të jetë hedhur nga ndonjë banor i zonës në kanalin e ujërave të larta nga frika e policisë, e cila një natë më parë po kryente kontrolle në zonën e Kurbinit. Ndwrkaq, Policia greke ka sekuestrua­r mëngjesin e djeshëm mbi 173 kg marijuanë që vinte nga Shqipëria. Operacioni është zhvilluar rreth orës 10: 00 nga njësia antidrogë në afërsi të fshatit Vrisella. Në aksin Filat- Igumenicë, pranë kufirit greko- shqiptar, policia ka ndaluar automjetin që drejtohej nga 44- vjeçari Alket Dhroso, nga Saranda. Gjatë kontrollit ka zbuluar në bagazh pako droge të shpërndara në 90 të tilla dhe nga peshimi i saj doli një sasi prej 173 kg e 981 gramësh drogë e llojit marijuanë. Sipas burimeve policore greke, droga është marrë nga 44-vjeçari Dhroso në kufirin e gjelbër, me qëllim futjen në brendësi të tokës greke.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania