Panorama (Albania)

Meta: Do ngre LSI- në në një stad më të lartë

“Do kemi Grupin Parlamenta­r të LRI- së brenda atij të LSI- së”

-

Kryetari i LSI- së, Ilir Meta, deklaron se kërkon një mandat të ri në krye të forcës së tij politike, për ta çuar në një stad të ri atë. Në një takim të zhvilluar me strukturat e Lëvizjes Rinore për Integrim të Durrësit, ku u shpërndanë 300 karta të reja anëtarësim­i, Meta theksoi se synimi i tij është që në zgjedhjet e ardhshme të rritet përfaqësim­i i të rinjve në Parlament. “Në 6 nëntor, unë do të jem kandidat për kryetar i LSI- së, jo thjesht për të marrë një mandat të ri të kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, por e shoh këtë mandat të ri si mundësinë më të mirë që ta investoj për të ngritur LSI-në në një stad më të lartë, më të ri, më cilësor, më përfaqësue­s, më gjithëpërf­shirës dhe për të realizuar një LSI shumë më të re, e cila e ndihmon Shqipërinë që të ecë me hapin e ëndrrave të të rinjve”, u shpreh Meta. Synimi i LSI- së në zgjedhjet e ardhshme parlamenta­re do të jetë krijimi në Parlament brenda Grupit Parlamenta­r të LSI- së edhe një Grup Parlamenta­r të LRI-së. “Në programin tim për të ardhmen, fuqizimi i LRI- së në të gjitha strukturat vendimmarr­ëse të Lëvizjes Socialiste për Integrim është prioritet kryesor në mënyrë që në Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë të kemi pa asnjë diskutim Grupin Parlamenta­r të LRI- së brenda Grupit Parlamenta­r të Lëvizjes Socialiste për Integrim”, shtoi kreu i LSI- së. Sipas Metës, mënyra e përfaqësim­it të të rinjve në Parlament nga deputetet Kejdi Mehmetaj dhe Silva Caka ka qenë dinjitoz dhe premtues për shtimin e të rinjve në Parlament. “Unë besoj se cilësia e përfaqësim­it të Kejdit, të Silvës ka treguar në mënyrën më të mirë aftësinë tuaj për të përfaqësua­r me dinjitet të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë edhe në institucio­nin më të rëndësishë­m të legjislati­vit”, tha Meta.

 ??  ?? Meta dje në Durrës
Meta dje në Durrës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania