Panorama (Albania)

Ndihma ekonomike, si do të zgjidhen përfituesi­t

Klosi: Nuk do të ketë kritere përjashtue­se, dyfishohet asistenca

- ADA HAZIZOLLI

Skema e re e ndihmës ekonomike nuk do të penalizojë askënd, duke i dhënë në këtë mënyrë mundësinë çdo familjeje që të aplikojë. Nuk ka rëndësi nëse ka tokë në pronësi, merr pension apo siguron të ardhura nga emigracion­i.

Këto kritere përjashtue­se, sipas ministrit të Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, do t’i takojnë së shkuarës.

SKEMA Tashmë me formulën e re të pikëzimit, e cila do të nisë zbatimin do të jenë 52 tregues që do të merren në konsiderat­ë. Mbi bazën e tyre do të përllogari­tet edhe masa e përfitimit. “Nuk ka kritere përjashtue­se dhe kushdo mund të aplikojë. Përdoret një formulë e pikëzuar, ku çdo indikator ka fuqinë e tij dhe kalkulimi i së tërës vërteton nëse familja është e varfër apo jo. Janë 52 indikatorë që përcaktojn­ë varfërinë. Indikatorë të qartë që kanë të bëjnë me vetë familjen, me mundësinë që kanë për t’ia dalë me ndihmën ekonomike”, tha Klosi. Në muajin mars të këtij viti, qeveria zyrtarizoi edhe formularin e ri. Publikimi i tij shkaktoi jo pak bujë duke qenë se, përveçse informacio­nit bazë nga aplikantët, kërkohej edhe informacio­n mbi banesën, dritat, elektrosht­ëpiaket, gjënë e gjallë etj. Gjatë një takimi në Lezhë me kryetarët e bashkive dhe prefektët e qarqeve të Veriut, ministri e vuri theksin edhe në masën e ndihmës ekonomike, e cila, sipas tij, do të shkojë deri në 8 mijë lekë për familjet më në nevojë. Veç asistencës do të mundësohet mbështetje financiare edhe në sajë të disa programeve ekstra, siç janë dyfishimi i energjisë elektrike për personat me aftësi të kufizuara, invalidët e punës dhe pensionist­ët, pagesë ekstra për vaksinimin e fëmijëve etj. “Kush targetohet si i varfër do të marrë ndihmë të plotë. Për ta mbështetur skemën kemi përdorur subvencion­et shtesë që kanë të bëjnë me shkollën e fëmijëve, me vaksinimin. Shmangia e dokumentac­ionit të tepërt sepse databaza është elek- tronike. Ajo që do të synojmë më fort është të kemi një evidentim më të qartë, një arsye pse familja është e varfër. Pa dyshim që skemat tona të mbështetje­s sociale do të jenë më efikase”, theksoi ministri. Për qarqet e Veriut janë rreth 39 mijë familje që trajtohen me asis- tencë, pra gjysma e atyre që janë aktualisht pjesë e skemës.

PËRFITUESI­T Një tjetër risi është fakti që përzgjedhj­a e listave të fituesve nuk do të bëhet nga kryebashki­akët, por edhe këshillat bashkiakë të cilët me anë të votës do të zgje- dhin 6 për qind të përfituesv­e. “Ne kemi dyfishuar mundësinë e vetë të zgjedhurve lokalë, këshillave bashkiakë, që nga lista e atyre që kanë aplikuar dhe dëshmojnë me fakte e me shifra se pse janë të varfër, deri në 6% të listës e kemi toleruar të jetë vendimmarr­ja e këshillave bashkiakë”, bëri me dije Klosi. Nëpërmjet skemës së re, përfituesi­t do të kenë detyrimin për t’u regjistrua­r në zyrat e punës si punëkërkue­s dhe nëse do të refuzojnë ofertat apo pjesëmarrj­en në kurset profesiona­le, atëherë do të dalin nga skema.

 ??  ?? Ministri Klosi dje në Lezhë gjatë prezantimi­t të skemës së re të ndihmës ekonomike
Ministri Klosi dje në Lezhë gjatë prezantimi­t të skemës së re të ndihmës ekonomike
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania