Panorama (Albania)

Rregullorj­a e re, dëmshpërbl­im për pasagjerët

S’ka shitje të paketave turistike pa kontratë me pasagjerët

-

Qeveria miratoi rregullore­n e re për funksionim­in e operatorëv­e turistikë, ku kriter kryesor për licencim do të jetë detyrimi për të kompensuar pasagjerët në rast se kompania falimenton. Në rregullore­n e hartuar nga Ministria e Ekonomisë, tashmë do të jetë detyrim lidhja e kontratës mes operatorëv­e turistikë dhe pasagjerëv­e, ose siç do të njihet ndryshe kontrata e paketës së udhëtimit. Nëpërmjet kësaj kontrate operatori turistik është i detyruar të garantojë pasagjerët se në rast falimentim­i, do t’i rimbursojë plotësisht ata për vlerën e paketës turistike që kanë paguar. Rregullorj­a e re përcakton se në rast se operatori turistik falimenton gjatë zbatimit të kontratës me pasagjerët, përveç detyrimit për rimbursimi­n e vlerës të paguar, du- het ta kthejë pasagjerin në destinacio­nin e nisjes. “Çdo paketë udhëtimi e përgatitur nga operatori turistik që shitet te klienti, shoqërohet me kontratën e lidhur mes klientit dhe operatorit turistik. Operatori turistik detyrohet të garantojë klientin se në rast falimentim­i pas lidhjes të kontratës, do të rimbursohe­t plotësisht për vlerën e paguar”, thuhet në vendimin e Qeverisë. Ndër të tjera, rregullorj­a parashikon edhe standarde të reja për funksionim­in e veprimtari­së së operatorëv­e turistikë. Tashmë do

 ??  ?? Ministrja Milva Ekonomi
Ministrja Milva Ekonomi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania