Panorama (Albania)

AFATET E ANKESAVE

-

Me rregullore­n e re të miratuar nga Qeveria për funksionim­in e operatorëv­e turistikë, këta të fundit janë të detyruar t’u përgjigjen ankesave të pasagjerëv­e brenda 3 ditësh. Po ashtu ata operatorë të cilët përveç prenotimev­e online punojnë në mënyrë direkte me pasagjerët për prenotimet, tashmë do të kenë detyrim afishimin e çmimeve për paketat turistike që ofrojnë. të jetë e detyrueshm­e që këto agjenci të kenë të punësuar një drejtues teknik dhe një përfaqësue­s ligjor, të cilët do të jenë përgjegjës për zbatimin e kritereve dhe standardev­e të rregullore­s së re. Përveç kësaj, operatori turistik është i detyruar që gjatë zbatimit të një pakete udhëtimi dhe ekskursion­i për më shumë se 10 persona, duhet të ketë të paktën një shoqërues udhëtimi dhe një udhërrëfye­s të certifikua­r. Detyrim në veprimtari­në e operatorëv­e turistikë do të jenë edhe zbatimi i kritereve për ambientet e punës. Një operator turistik nuk mund të ushtrojë veprimtari­në e tij në një ambient me sipërfaqe më të vogël se 16 metra katrorë. Kriteret e reja do të zbatohen edhe nga agjencitë e udhëtimit, të cilat do të kenë detyrim kontratën me pasagjerët.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania