Panorama (Albania)

Krimi në familje, motra e autorit: I hoqën kempin

"Vëllai prej 2 muajsh refuzoi ilaçet kundër depresioni­t"

-

Kasem Lila, autori i krimit në familje që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Ndroq, ka pranuar ngjarjen, por nuk ka dhënë shpjegime rreth arsyeve që e shtynë në vrasjen e gruas dhe plagosjen e kunatës.

I arrestuari ka refuzuar të marrë ilaçet edhe gjatë kohës që mbahet i arrestuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Refuzimi i medikament­eve kundër depresioni­t, të cilat ai i kishte ndërprerë prej dy muajsh, dyshohet të ketë qenë arsyeja që e shtyu 56vjeçarin të qëllonte me çifte bashkëshor­ten 41 vjeçe, Fize Lila. Motra e tij, Myhyrije Lata, në një intervistë për gazetën "Panorama", tregon se krimi i rëndë që kreu vëllai i saj, është pasojë e ndërprerje­s së kempit. Sipas saj, duke qenë se i ishte ndërprerë kempi, ai prej dy muajsh nuk pranonte të pinte ilaçet dhe për këtë arsye gjendja e tij u përkeqësua.

Cilat ishin arsyet që e shtynë drejt krimit vëllain tuaj? Përveç problemeve shëndetëso­re, a kishte ndonjë problem tjetër familjar, apo zënkë në familje para ngjarjes?

Nuk ka pasur asnjë problem, zënkë apo debat siç mund të jetë përfolur. Përveç problemeve shëndetëso­re të tij, nuk ka pasur asgjë tjetër. Vëllait nuk po i jepnin më kempin dhe ai për këtë arsye nuk i merrte më as ilaçet. Nuk pranonte të merrte ilaçe dhe gjendja e tij filloi të përkeqësoh­ej më shumë. Pastaj bëri atë që bëri. Përgjegjës­inë e kësaj ngjarjeje që ndodhi në familjen e vëllezërve të mi, le ta mbajnë ata që i mohuan kempin vëllait tim. Për 80- 90 mijë lekë të vjetra në muaj që ia mohuan, ai arriti deri në këtë pikë.

Pse i refuzonte ilaçet?

Sepse, sipas tij, derisa nuk i jepnin kempin, do të thoshte se nuk kishte nevojë për ilaçe. Në fakt, ilaçet ai i kish- te të domosdoshm­e, por thjesht personat përgjegjës nuk i jepnin më kempin dhe kaq. Arsyen pse ia refuzonin nuk e dimë, e dinë ata. Vëllai im, të dy vëllezërit, ngelën gjithë këto kohë duke plotësuar dokument pas dokumenti, sa në Ndroq, sa në Tiranë dhe kot, asgjë.

Nga çfarë vuante vëllai juaj?

Ai para shumë kohësh bëri operacion në kokë, prapa veshit, sepse kishte tumor. Që pas atij operacioni, ai pati vazhdimish­t probleme. Vuante nga depresioni. Edhe ilaçet që merrte i kishte kundër depresioni­t.

Sa kohë kishte që nuk i merrte ilaçet?

Kishte gati dy muaj. Që kur i ndërprenë kempin. Refuzonte kategoriki­sht që t'i pinte. Nuk ngeli kjo punë për para, se do t'ia kishim blerë ne. Nuk është çështja sa kushtonin, por thjesht ai nuk donte. E kishte vendosur që nuk i pinte më.

A ka pasur probleme me familjarët për këtë arsye?

Jo, asnjë problem. Ai vërtet kishte depresion, por nuk ishte i dhunshëm, nuk krijonte probleme me asnjë. Thjesht bënte ato ecejaket nëpër shtëpi dhe rreth shtëpisë, por pa shkaktuar probleme. Ai ishte i papunë. Edhe e shoqja po ashtu. Një djalë kanë, 18 vjeç, edhe ai ka shkuar në Itali te kushëriri i vet, djali i vëllait tjetër, por është pa punë. Ja për këtë arsye e donte kempin vëllai.

Po ngjarja, si ndodhi?

Unë dje ( të shtunën) isha këtu, një orë para se të ndodhte ngjarja. Atëherë u largova. Kasemi ishte mirë. Nuk pati ndonjë problem. Vëllai i kishte marrë një ilaç, me pika, ndryshe nga ato që merrte ai dhe e kishte pirë në darkë, një natë më përpara dhe atë ditë në drekë. Do ta merrte edhe në darkë, por nuk priti puna. Nuk kanë pasur asnjë lloj debati. Ai ka qenë vetëm në shtëpi. Të tjerët ishin duke punuar jashtë. Sa kanë larë duart dhe janë futur brenda, ky i ka pritur me çifte në dorë dhe ka qëlluar direkt. Nuk kishte asnjë problem me gruan. As me kunatën, që edhe ajo është në gjendje të rëndë.

Pas ngjarjes, çfarë ndodhi?

Ai është penduar shumë për atë që ka bërë. Unë e di. Ka tentuar të fusë duart në korrent që të vriste dhe veten, por e ka ndaluar vëllai. Edhe vëllai tjetër është i sëmurë, sapo ka bërë një operacion edhe ai. Kur erdhi Policia, Kasemi i priti vetë. Policit të parë që i doli para, i zgjati duart që t'i vinte prangat. Kjo është e gjitha.

 ??  ?? Vendi ku ndodhi vrasja në Ndroq
Vendi ku ndodhi vrasja në Ndroq
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania