Panorama (Albania)

Bashkëshor­ti punonte në treg, doli nga shtëpia pa gdhirë

-

TIRANE - Indrit Azuni, bashkëshor­ti i 29-vjeçares që u arrestua dje për kallëzim të rremë, nuk ndodhej në shtëpi në momentin që e shoqja inskenoi grabitjen. Ai dilte nga shtëpia çdo ditë që pa gdhirë, pasi shiste produkte të ndryshme në treg dhe i duhej kohë për të mbërritur nga Pineti në Tiranë. Për këtë arsye, orari i tij i përhershëm që nisej për në punë ishte ora 04: 30 e mëngjesit. Në këtë orë ai ka dalë edhe dje nga shtëpia dhe ka lënë aty 65 mijë lekë të rinj. Këto para i ka thënë që t'i mbante në shtëpi, pasi ishin kursime që më pas do t'i përdorte për të blerë mallin e nevojshëm për në pazar, ku punonte. Nuk kishin kaluar më shumë se 10 minuta që ai kishte dalë nga shtëpia, kur e shoqja ka nisur të kërkojë ndihmë duke pretenduar se i kishte hyrë një njeri për ta grabitur. Edhe bashkëshor­ti i saj është lajmëruar për ngjarjen dhe është kthyer për të parë se çfarë kishte ndodhur, duke e marrë të mirëqenë gjithçka kishte deklaruar e shoqja. Ai është marrë në pyetje nga policia, duke pranuar se kanë pasur mosmarrëve­shje në familje por që, sipas tij, janë të zakonshme në çdo çift dhe nuk e besonte se e shoqja mund të arrinte deri këtu.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania