Panorama (Albania)

Arrestohet i kërkuari për trafik qeniesh njerëzore

-

TIRANE – Një 35- vjeçar i shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare, është vënë në pranga paraditen e djeshme nga Policia e Tiranës. I arrestuari është Rezart Merkaj nga Fieri, ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër arresti nga Gjykata e Krimeve të Rënda, me akuzën e trafikimit të qenieve njerëzore. Burime nga Policia e kryeqyteti­t thanë dje, se oficerët e Kërkimit kishin marrë informacio­n se një shtetas në fjalë, edhe pse me banim në Fier, ndodhej në një lokal në Tiranë. Menjëherë janë nisur shërbimet në adresën ku ishte dhënë informacio­n, në një lokal pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, në rrugën “Sulejman Delvina”. I kërkuari është konstatuar duke pirë kafe, i shoqëruar edhe nga dy persona të tjerë. Menjëherë është bërë arrestimi i tij dhe është transportu­ar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Policia sqaroi dje se ky shtetas ishte i shpallur në kërkim, pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte dërguar urdhrin e datës 17 qershor 2016 për ekzekutimi­n e një vendimi penal. Vendimi në ngarkim të 35- vjeçarit MUAJ më parë ishte shpallur në kërkim shtetasi Rezart Merkaj, i cili është akuzuar nga ana e Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda për trafikim personash të rritur. Masa e arrestit ndaj tij në mungesë ishte “burg pa afat” Rezart Merkaj ishte dhënë në mungesë, më datë 16 qershor, kur Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale të “trafikimit të personave të rritur”. Policia tha se shtetasi i arrestuar është ende në fazë hetimesh, pasi dyshohet të ketë bashkëpunu­ar edhe me persona të tjerë për trafikimin jashtë Shqipërisë të personave të ndryshëm, për qëllime ende të pasqaruara.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania