Panorama (Albania)

ROUHANI

-

torale. Këto i japin atij vetëm 179 vota elektorale në total nga 270 të duhurat për të fituar. Presidenti në SHBA nuk përcaktohe­t nga votat popullore, por nga votat shtet pas shteti. Edhe sipas një projeksion­i të Reuters/ Ipsos të publikuar të shtunën, kandidatja demokrate rezulton në avantazh në garën për të marrë votat e Kolegjit Elektoral. Sipas këtij projeksion­i, ajo ka më shumë se 95 për qind shans për të fituar, nëse Kolegji Elektoral nuk ndryshon gjatë këtyre dy javëve. Sipas projeksion­it të Reuters/ Ipsos, gjasat më të mëdha janë që Clinton të fitojë me 326 vota, ndërsa Trump të marrë vetëm 212 vota elektorale. Performanc­a më e mirë e Trump ishte në debatin e tretë televiziv të mërkurën e kaluar, por sondazhet edhe pas këtij debati treguan se fituese e përballjes televizive ishte sërish Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, tha se ai nuk ka asnjë preferencë në zgjedhjet presidenci­ale në SHBA dhe u shpreh se zgjedhjet që u ofroheshin qytetarëve amerikanë ishin keq e më keq, duke iu referuar garës me Hillary Clinton dhe Donald Trump. “A e patë debatin dhe mënyrën se si ata flisnin, duke akuzuar dhe tallur njëri- tjetrin? A e duam ne një demokraci të tillë në vendin tonë?” tha Rouhani duke komentuar se SHBAtë pretendojn­ë se ka demokraci prej më shumë se 200 vitesh, por situata aktuale tregon se “morali nuk ka vend atje”. Clinton, si në dy debatet e para. Trump i ka vënë në dyshim këto sondazhe dhe i ka quajtur mediat të manipuluar­a. Në një tubim elektoral të martën pasdite, Donald Trump u tha mbështetës­ve të tij se ai do të bëjë çdo gjë për të fituar, por pranoi se mund të humbasë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania