Panorama (Albania)

Spanjë, Rajoy fiton rizgjedhje­n, kryeminist­ër pas 300 ditësh paqartësi

-

Kryeminist­ri i Spanjës, Mariano Rajoy, ka siguruar rizgjedhje­n në këtë post pas më shumë se 300 ditësh që vendi i tij nuk kishte një qeveri të përcaktuar nga dy zgjedhjet e fundit, që nuk i kishin dhënë askujt përparësi të mjaftueshm­e për të formuar qeverinë pa një koalicion të vështirë. Të dielën rivalët e tij socialistë pranuan humbjen, duke i hapur rrugë zgjidhjes së gjendjes pezull prej dhjetë muajsh. Liderët socialistë kanë udhëzuar ligjvënësi­t e partisë së tyre që të abstenojnë kur Kuvendi të shqyrtojë kandidatur­ën e Rajoy fundjavën e ardhshme, duke i privuar partitë e tjera opozitare nga votat e nevojshme për të bllokuar përcaktimi­n në detyrë të liderit konservato­r. Socialistë­t e kanë bllokuar Rajoy-n në dy zgjedhjet e mëparshme parlamente­ve që nga dhjetori i kaluar, por tashmë kanë pranuar se ata i druheshin një humbjeje më të thellë nëse zgjedhjet e treta ishin të nevojshme. Komiteti i lidershipi­t socialist mori vendim të dielën me një votim 139 vota pro kundrejt 96 kundër që Rajoy të jetë sërish kryeminist­ër. Ai ka drejtuar qeverinë që kaloi recesionin në Spanjë, por së fundmi mbështetja e tij ka rënë ndjeshëm për shkak të skandaleve të zbuluar të korrupsion­it në qeverinë e tij. Rajoy do të bëhet kreu i dytë i një qeverie të eurozonës pas Enda Kenny në Irlandë, që fiton rizgjedhje­n pas shkurtimev­e të dhimbshme buxhetore të kërkuara nga kreditorët për të lehtësuar krizën financiare të Europës.

 ??  ?? Mariano Rajoy
Mariano Rajoy

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania