Panorama (Albania)

Orban: Të mbrojmë Europën nga sovjetizim­i, të ruajmë kombësitë

-

Kryeminist­ri i Hungarisë i ka cilësuar politikat e përbashkët­a aktuale europiane për emigracion­in si “sovjetizim” dhe ka bërë thirrje për ta shpëtuar Europën. Në përkujtim të një kryengritj­eje antikomuni­ste të vitit 1956, Viktor Orban tha se vendi i tij duhet t’i bëjë qëndresë “sovjetizim­it” të Europës dhe të mbrojë kufijtë e tij kundër emigrimit masiv. Orban, një kritik i Bashkimit Europian dhe një nga kundërshta­rët e parë dhe më të fortë të valës së fundit të migrimit në kontinent, tha se liria në Europë varet nga gjendja e kombit dhe traditat e krishtera. “Njerëzit që e duan lirinë e tyre duhet të shpëtojnë Bruk- selin nga sovjetizim­i, nga njerëzit që duan të na tregojnë se me kë duhet të jetojmë në vendet tona… Ne duam të jemi një komb evropian, jo një kombësi në Europë”. Disa qindra protestues të opozitës kanë dalë për të protestuar duke u fryrë bilbilave, ndërkohë që Orban fliste, dhe pati përplasje mes mbështetës­ve e kundërsh- tarëve të tij. Hungaria dhe disa vende të tjera ish- komuniste të Europës Lindore e kundërshto­jnë politikën e kuotave të propozuara nga Bashkimi Europian për të lehtësuar vendet e BE- së që përballen më shumë me emigracion­in, si Greqia dhe Italia. Sipas kësaj politike, çdo vend i BE- së është i detyruar që të pranojë një kut të cak- tuar emigrantës­h, të cilët do të zhvendosen nga vendet kufitare të bllokut ku kanë mbërritur, drejt secilit vend sipas sasisë së përcaktuar, për të jetuar aty. Orban ka bërë rezistencë ndaj planit të mbështetur nga Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila tha se shtetet e BE- së kanë obligim për të ndarë barrën e emigracion­it, duke marrë secili refugjatë. “Si trashëgimt­arë të vitit 1956, ne nuk mund të lejojmë që Europa të presë rrënjët që e bënë madhështor­e dhe na ndihmoi ne t’i mbijetojmë shtypjes sovjetike. Nuk ka Europë të lirë pa shtete kombëtare dhe mijëra vjet të urtësisë nga krishterim­i. Ne duhet të mbyllim kufirin për të ndaluar emigrimin masiv që rrjedh nga jugu”, tha ai.

 ??  ?? Orban në 60- vjetorin e kryengritj­es antikomuni­ste në Budapest
Orban në 60- vjetorin e kryengritj­es antikomuni­ste në Budapest

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania