Panorama (Albania)

Klosi: Qesharake, porosi e ballistëve të Amerikësa

- Fatos Klosi

Fatos Klosi një nga polemistët e majtë e ka quajtur si qesharak vendimin e Presidenti­t për të shpallur si “Martirë të Demokracis­ë”, 67 anëtarët e Ballit Kombëtar të pushkatuar në vitin 1943 nga Mehmet Shehu. Klosi tha për “Panorama” se ndiente keqardhje për Presidenti­n. Fatos Klosi ka ironizuar me Presidenti­n, duke thënë se porosinë e ka marrë nga ballistët që jetojnë në Amerikë. “Tani mbas 25 vjetësh erdhi një president dhe kujtohet që paskan qenë ata martirët. Ata janë vrarë në kohën e luftës. Kishin goxha kohë presidentë­t e tjerë gjatë këtyre viteve për t’i bërë martirë. Nuk e di mirë rastin, por më duket qesharake me thënë të drejtën. Më vjen keq për rastin dhe nuk e kam me ata që janë vrarë, ata njerëz janë dhe është për të ardhur keq, por për këtë president më vjen gjynah që është katandisur me këto punë. Kjo që ka ndodhur, me siguri është ndonjë porosi e ballistëve të Amerikës. Presidenti ishte kohët e fundit në Amerikë dhe i kanë thënë ‘ shiko se kanë ngelur disa çuna pa u dekoruar nga tanët’. Bëj sevap dhe dekoroi edhe ata. Hipotezë e kam, sepse atje ballistë takoi ai, kështu që ia mbaroi dhe këtë porosi. I kanë thënë që nuk është e zorshme, thuaj që i ka vrarë Mehmet Shehu dhe kalon kollaj”, tha Fatos Klosi. kundër okupatorëv­e.

Mehmet Shehu shkruante: "U ramë befas dhe i shpartallu­am të 400 bashibozuk­ët ballista: 172 robër dhe 10- 15 të vrarë" ( AQSH fondi 41 v. 1943 D. 32)

Pas betejës, Mehmet Shehu urdhëroi, në kundërshti­m me

Akti presidenci­al për të dekoruar me titullin “Martirë të Demokracis­ë”, 67 anëtarë të Ballit Kombëtar të pushkatuar nga forcat partizane mbi 70 vite më parë në Luftën e Dytë Botërore, rikthen në objekt debatin për temën e përplasjes politike e ushtarake, partizano- balliste. Fakti mbi të cilin është marrë vendim për të dhënë këtë dekoratë është i njohur dhe i komentuar. Komandanti i partizanëv­e, Mehmet Shehu, në një përplasje me forcat e armatosura të Ballit Kombëtar, të kryesuar nga Isa Manastirli­u në Golem të Lushnjës, urdhëroi pushkatimi­n e 67 robërve ballistë, shumica nga fshati Rrehnas. Vrasja e robërve mes palëve ndërluftue­se kishte ndodhur edhe në raste të tjera gjatë luftës. Por ata që u vranë në Golem të Lushnjës ishin të rinj fshatarë, që ishin rekrutuar në radhët e Ballit Kombëtar, më shumë të gënjyer sesa të ndërgjegjs­hëm për çfarë po bënin. Vrasja e tyre ishte një krim i padyshimtë, si shumë të tjera që ballistët kishin kryer kundër partizanëv­e, apo njerëzve të thjeshtë të cilët nuk kishin përqafuar bindjet e tyre. Sidoqoftë, vrasja ishte stanjatizu­ar dhe vetë Enver Hoxha më 5 nëntor 1943 i dërgoi një letër Mehmet Shehut, ku e quante veprimin të te- çdo rregull lufte, pushkatimi­n e 65 robërve, që s'ishin tjetër veçse luftëtarë të thjeshtë e të rinj të pafajshëm, bujq nga fshatrat e Myzeqesë, që nuk pranuan të bashkohesh­in me Brigadën I Sulmuese ( vetëm njëri pranoi) dhe nuk donin të luftonin më, po të ktheheshin në shtëpitë e tyre. Ata që nuk i zuri plumbi, i theri thika e Dushan Mugoshës, zëvendësko­misarit të Brigadës me pseudonimi­n Salë. Atje nuk kishte as italianë, as gjermanë, kish vetëm shqiptarë që luftonin kundër njëri- tjetrit, kishte dhe një të huaj, një komunist malazez që ushtronte luftën kundër shqiptarëv­e si një zanat i vjetër. Kemi të bëjmë me një krim lufte kundër njerëzimit: Vrasja e robërve të luftës.

Këtë masakër e pranon edhe vetë komandanti i Brigadës I Sulmuese, M. Shehu në një letër- autokritik­e drejtuar Shtabit të Përgjithsh­ëm:

"Me të vërtetë Ballit i dhamë një grusht të fortë në ekzekutimi­n e 65 ushtarëve të tij, porse mua më duket se kemi qenë të gabuar, kemi ekzagjerua­r, kemi qenë shumë të rreptë. Do të mjaftonte të pushkatohe­shin 10- 20 ballistë nga më përgjegjës­it… Gjurmët e këtij terrori duhen zhdukur dhe shpresojmë se do t'i zhdukim në të ardhmen. Kjo do të vlejë shumë edhe për mua personalis­ht, që të mos nxitem herë tjetër, të jem m'i matur e të mos lë të tërhiqem nga sentimente­t dhe buçitjet e çastit, që në mua shfaqen akoma si konsekuenc­ë e një origjine mikroborgj­eze, patriarkal­e, prapanike, mesjetare". ( AQSH fondi 41 D. 32 v. 1943) pruar, pa vend dhe shumë të gabuar. Por Mehmeti nuk do t’i ndalonte edhe më vonë vrasjet pa gjyq, madje dhe prapa krahëve, për motive politike të kundërshta­rëve të njohur. Të vijmë tek akti presidenci­al, pyetja që shtrohet është: Cili ishte motivimi për dekorim? Akte të tilla motivohen me arsye dhe argumente të forta për shërbimet e shquara në shërbim të atdheut, lirisë, apo akte madhore në shërbim të qytetarëve. A kishin këto merita njerëzit që u vranë në mënyrë kriminale si shumë të tjerë në ato ditë tetori të vitit 1943? Jo! Madje, ata ishin rreshtuar në një formacion politik dhe ushtarak që bashkëpuno­nte më pushtuesit, duke vrarë luftëtarë të lirisë së atdheut të tyre që kishin marrë armët për çlirimin e vendit. Për çfarë ideali demokratik u vranë këta njerëz dhe kujt i shërbeu nga ata në atë kohë? Ata ishin viktimat e luftës si mijëra të tjerë të vrarë nga pushtuesit, ballistët, zogistët dhe nga partizanët. E dhimbshme e trishtuesh­me, e dënueshme, por ky ishte realiteti i kohës. Keqpërdori­mi i vrasjes së tyre dhe spekulimi me vrasjen e tyre është i pafalshëm. Ndaj dhe duhet ndalur epidemia e dekorimeve për qëllime të politikës së ditës, sepse zhvlerëson vetë titujt e lartë dhe të nderuar, por edhe institucio­nin që i akordon ato.

Keqpërdori­mi i vrasjes së tyre dhe spekulimi me vrasjen e tyre është i pafalshëm. Ndaj dhe duhet ndalur epidemia e dekorimeve për qëllime të politikës së ditës, sepse zhvlerëson vetë titujt e lartë dhe të nderuar

Sipas dëshmive të Xh. Staraveckë­s, i pranishëm në këtë masakër kolektive, pushkatime­t u urdhëruan nga Mehmet Shehu dhe Dushan Mugosha, i cili ishte i plotfuqish­ëm në Brigadën I. Fiqrete Sanxhaktar­i ( Shehu) ndikoi te Mehmeti për të hequr nga rreshti i ekzekutimi­t 10 "lafshëpapr­erë", meqenëse balanca rëndonte nga ortodoksët, për t'i bërë qejfin Dushanit. Me gjithë 12 të vrarët në përpjekje dhe tre të tjerëve që M. Shehu i mori me vete dhe i pushkatoi, numri i këtyre viktimave arriti në rreth 80 veta.

Vlas Arapi ( Pelivani), kuadër i Brig. I, që erdhi pas masakrës, i tha Mehmetit: "Këta pushkatove ti? Trimëri të madhe paske treguar!". M. Shehu iu përgjigj: "Kjo s'është asgjë, me ato që kam parë unë në luftën e Spanjës. Atje janë derdhur lumenj gjaku…". ( F. Arapi, "Kush ishte Vllas Arapi". Tiranë 2000)

Në këtë përgjakje të luftës civile, ishte politika e PKJ dhe dora e emisarëve të saj M. Popoviç dhe D. Mugosha. "Dy sërbët e mallkuar, që rrinin në krye të Partisë Komuniste Shqiptare, sot fërkojnë duart kur shohin se propaganda e tyre, për të cilën ishin dërguar, e bëri punën. Ah, ç'mjerim! Popullin shqiptar e hodhën në vëllavrasj­e", thuhet në një dokument të asaj kohe. ( AQSH F. 270 d. 11 v. 1943)

Po japim letrën e Mehmet Shehut drejtuar Enver Hoxhës, datë 30.10.1943, që ruhet në Arkivin e Shtetit, Fondi 41, D. 32, viti 1943, fl. 10.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania