Panorama (Albania)

BANORËT: TURISTËT HABITEN

-

Asnjë veprimtari përkujtimo­re apo aktivitet artistik nuk u organizua në fshatin e tij të lindjes dhe as në qytetin e Lezhës, në nderim të kësaj figure emblematik­e të kombit shqiptar. Për ironi, krahas harresës së poetit, edhe banesa ku ka jetuar Fishta është rrënuar dhe po shkon drejt shkatërrim­it të plotë. Disa kohë më parë për restaurimi­n e shtëpisë u vetofruan donatorë, por projekti i tyre mbeti në letër. Në këto kushte, shtëpia ku ka jetuar At Gjergj Fishta rrezikon seriozisht shembjen e saj, pasi çdo ditë e më shumë po dëmtohet. "Kthimi i kësaj banese në muze është premtuar prej kohësh, por asgjë nuk është bërë në këtë drejtim. Është e pafalshme për shtetin shqiptar që lë në harresë një figurë siç është At Gjergj Fishta në përvjetori­n e 145- të. Sot është një ditë proteste për ne dhe një apel që të ndërhyhet, pasi banesa po shembet dhe rrezikohet seriozisht ekzistenca e saj", u shpreh Gac Ndoka, stërnip i Fishtës. Sipas tij, janë bërë apele të herëpasher­shme për të ndërhyrë, por gjithçka ka kaluar në heshtje dhe nuk ka asnjë reagim institucio­nal për këtë çështje, ndonëse janë vetofruar donatorë të ndryshëm për rikonstruk­sionin dhe kthimin në identitet të shtëpisë dykatëshe të At Gjergj Fishtës.

Edhe historiani dhe studiuesi Paulin Zefi e quan kriminale dhe antishqipt­are neglizhenc­ën, sipas tij, të Ministrisë së Kulturës, e cila nuk po i hap rrugë projektit për restaurimi­n e shtëpisë së Fishtës. "Shtëpia është e degraduar. Pjesa pas saj ka filluar të shembet. Çatia ka arritur në atë pikë sa uji depër- Edhe banorë të zonës e konsideroj­në të pafalshme harresën që po i bëhet figurës së tij. "Ka raste që vijnë turistë këtu dhe habiten kur përballen me shtëpinë në këtë gjendje të Fishtës", shprehen ata. I lindur më 23 tetor 1871, dita e djeshme ishte përvjetor. Fishta ishte frat, shkrimtar, poet dhe publicist. Fishta ndërroi jetë më 30 dhjetor 1940 në spitalin e Shkodrës, pas problemeve shëndetëso­re. ton brenda dhe mungesa e vëmendjes është kriminale nga ana e Ministrisë së Kulturës. Unë kam dërguar projektin bashkë me donatorët kosovarë te Ministria dhe nuk është aspak e vërtetë ajo çfarë ka thënë ministrja Kumbaro se nuk ka asnjë projekt për restaurimi­n e shtëpisë së Fishtës. Megjithatë, bashkë edhe me shoqërinë civile do të realizojmë një tjetër projekt për shtëpinë e Fishtës dhe do t'ia paraqesim Ministrisë për miratim. Në të njëjtën kohë do të hapim dhe një llogari bankare për të gjithë ata që do të kontribuoj­në sado pak për restaurimi­n e kësaj banese", u shpreh Paulin Zefi.

 ??  ??
 ??  ?? Stërnipi i Fishtës, Gac Ndoka
Stërnipi i Fishtës, Gac Ndoka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania