Panorama (Albania)

Luftëtari thyen Tiranën, Vllaznia i falet një eurogoli

Endri Vrapi nderon shkodranët, tri pikë përballë Teutës

-

Tirana ka pësuar humbjen e parë për këtë sezon në Kategorinë Superiore, teksa në javën e 8të është mposhtur nga Luftëtari në takimin e luajtur në fushën asnjanëse të stadiumit të Peqinit.

Në një ndeshje të zhvilluar në një fushë të rëndë, përballë një kundërshta­ri me kualitete teknike dhe me dy mungesa të rëndësishm­e në krahët e mbrojtjes, bardheblut­ë kanë shfaqur disa dobësi. Jo vetëm gabime individual­e në prapavijë, por edhe një mesfushë që nuk ka filtruar si duhet si dhe një sulm që nuk ka arritur të udhëheqë skuadrën drejt suksesit. Për gjirokastr­itët ka qenë një ndeshje në të cilën me rastet që kanë krijuar, duhet jo vetëm të merrnin tri pikët, por edhe të përmirëson­in golavarazh­in. Rexhinaldo dhe Bregu ishin autorët e dy golave për gjirokastr­itët që siguruan 3 pikë me shumë vlerë. Ndërkohë, goli i Takut nuk vlejti për më shumë se një barazim të përkohshëm. Përveç golit, duhet theksuar që Bregu dhuroi një paraqitje fantastike gjatë gjithë takimit. Pas kësaj ndeshjeje, Luftëtari ngjitet në kuotën e 10 pikëve duke mbajtur vendin e 6 në renditje, ndërsa Tirana mbetet në kuotën e 13 pikëve në vendin e 4- t.

VLLAZNIA- TEUTA

Vllaznia ka arritur sot fitoren e dytë në këtë sezon, duke mundur me rezultatin minimal 1- 0 Teutën në një ndeshje ku dukej qartësisht se shkodranëv­e u interesont­e vetëm fitorja e tri pikëve. Në fund të një pjese të parë me shumë zotërim topi, por pa raste të mirëfillta për të shënuar, avantazhi i ekipit vendës erdhi falë një perle të Endri Vrapit me goditje dënimi, një gjuajtje e rrallë me të majtën që përfundoi poshtë kryqëzimit të shtyllave. Në pjesën e dytë, Vllaznia i la komplet manovrën në dorë ekipit kundërshta­r, duke u tërhequr në mbrojtje të rezultatit. Por Teuta nuk kishte forcë të nxirrte golin në këtë sfidë dhe u desh të dorëzohej ndaj një humbjeje tjetër që e mban në fundin e tabelës së klasifikim­it.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania