Panorama (Albania)

Milani ëndërron, mesatare pikësh prej kampionësh

-

Të shtunën në mbrëmje një perlë e Manuel Lokatelit, e cila "dogji" Xhanluixhi Bufonin dhe u stampua në trekëndësh­in e portës, bëri që Milani të thyente një tabu e cila zgjaste prej katër vitesh. Skuadra e Vinçenco Montelës arriti që të triumfojë kundër Juventusit pas plot 4 vitesh ( hera e fundit ishte më 25 nëntor 2012, 1- 0), pas 9 humbjesh radhazi mes kampionati­t dhe Kupës së Italisë. Duke mbetur te rekordet, trajneri aktual i kuqezinjve ka një meritë shumë të madhe, duke qenë se i ka dhënë jetë pak a shumë të njëjtës skuadër që vjet udhëtonte në ujëra të turbullta, një grup që po udhëton me një mesatare pikësh fantastike. 19 pikë në 9 takime kampionat i lejojnë Milanit që të konsolidoj­ë vendin e dytë, por që në të njëjtën kohë të vërë në alarm kryesuesit e Juves. Ky Milan po ecën me një prej mesatareve më të mirë të pikëve në dekadën e fundit, madje edhe më mirë sesa ekipi i titullit të fundit kampion, ai i sezonit 2010- 2011, kur në pankinë ulej Masimilian­o Alegri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania