Panorama (Albania)

Çelsi shpartallo­n Junajtidin, Konte "poker" Murinjos

-

Në ndeshjen e madhe që uli siparin e javës së nëntë të Premier Ligës, Çelsi shpartallo­n Mançester Junajtidin me rezultatin 4- 0. Nuk kishte histori dueli në "Stemford Bridxh", me të zotët e shtëpisë që gjetën golin me Pedron vetëm 33 sekonda pas fishkëllim­ës së parë të gjyqtarit. Mbrojtësi Kahil dyfishoi në të 21- n, ndërsa në pjesën e dytë Eden Hazard ( 62') dhe N'Golo Kante ( 70') vulosën "pokerin" e bluve të Londrës. Me këtë fitore, e treta radhazi pa pësuar gol, ekipi i Antonio Kontes ngjitet në vendin e katërt, vetëm një pikë pas treshes kryesuese SitiArsena­l- Liverpul. Kurse Zhoze Murinjo del i turpëruar nga përballja me ish- skuadrën e tij dhe tashmë "Djajtë e Kuq" e shohin veten në pozitën e shtatë me 14 pikë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania