Panorama (Albania)

Murinjo kritikon Konten: Nuk festohet në atë mënyrë

-

Menjëherë pas përfundimi­t të duelit të dominuar nga blutë, trajneri i Mançester Junajtidit shpërtheu kundër kolegut Antonio Konte. "Nuk mund të festoni kështu kur shënoni për 4- 0, ky është poshtërim për ne. Dakord kur është 1- 0, por jo 4- 0", i tha portugezi Kontes në italisht. Më pas, "Special One" e komentoi kështu disfatën e "Djajve të Kuq": "E nisëm keq dhe e bitisëm keq e më keq. Pas vetëm pak sekondash ishim në humbje 1- 0 dhe më pas iu afruam barazimit, por një gabim tjetër e çoi rezultatin në 2- 0. Mund të ngushtonim disavantaz­hin, por në fakt pësuam edhe të tretin. Edhe goli i fundit erdhi me kundërsulm, sikurse paraardhës­i. Na duhet një strategji, nuk jemi të kënaqur".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania