Panorama (Albania)

Cikalleshi humb pa lënë gjurmë, vlerësime për Hysajn e Veselin

LLULLAKU MODEST: ISHA DOBËT NË TË PARËN

-

Azdren Llullaku vazhdon të shënojë me rregullsi, duke thyer rekordet personale në kampionati­n rumun me fanellën e Gaz Metan dhe duke u konfirmuar si një nga lojtarët më në formë në këtë kampionat. Por sulmuesi i Kombëtares duket se nuk është i kënaqur me faktin se në ndeshjen e fundit shënoi dy gola. "Sigurisht që tri pikët do të kishin qenë ishin shumë të rëndësishm­e për ne, por luajtëm kundër skuadrës më në formë të Rumanisë. Në pjesën e parë unë isha inekzisten­t në fushën e lojës, por pastaj rikuperova në të dytën. Shënova dy gola, por nuk e mendoj asnjëherë titullin e golashënue­sit, vetëm për fitoret me skuadrën", tha Llullaku për mediat rumune.

Kjo javë ka qenë deri diku pozitive për pjesën më të madhe të legjionarë­ve, ndërkohë që ka edhe disa prej tyre që ndjekin sfidat nga tribuna apo edhe vlerësohen dobët kur janë në fushë.

Seria A - Peskara është mundur me shifrat 3- 1 përballë Udinezes. Formën e dobët të skuadrës po e vuan shumë edhe Ledian Memushaj. Mesfushori kishte një mundësi të mirë shënimi në fillimin e ndeshjes, por e shpërdoroi atë. Sfida u mbyll me humbjen 3- 1 dhe Memushaj u vlerësua si një nga më të dobëtit në fushë në këtë duel. Portali "tuttomerca­toweb" i vuri atij notën 5 pas duelit: "Luante shumë në krah dhe dukej thuajse si i humbur. Ka vështirësi të hyjë në lojë, përveç rastit që kishte në këmbë në minutat fille- stare të takimit". Ditë pozitive për dy mbrojtësit e djathtë të Kombëtares shqiptare në Serinë A italiane. Hysaj u rikthye si titullar te Napoli në takimin në transfertë përballë Krotones dhe u vlerësua me notën 6 për paraqitjen e tij. Ndërkohë, Empoli i Frederik Veselit nuk shkoi dot më shumë se barazimi 0- 0 në shtëpi përballë Kievos. Mbrojtësi shqiptar u aktivizua në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, pas dëmtimit të Laurinit. Paraqitja e Veselit u vlerësua me notën 6 nga mediat italiane, i cili luante vetëm takimin e tij të dytë në Serinë A. Ndërkohë "derbi" i shqiptarëv­e, Ajeti dhe Strakosha në Torino- Lacio, u zhvillua nga stoli pasi asnjëri prej tyre nuk u aktivizua. Turqi - Sokol Cikalleshi i ka ditët të numëruara në radhët e Basaksehir dhe kjo duket qartësisht nga fakti se ai nuk figuron prej kohësh në protokolli­n e ndeshjeve të skuadrës së tij në kampionati­n turk. Edhe në duelin e djeshëm të luajtur nga kryesuesit e kampionati­t turk ndaj Karabukspo­r, Cikalleshi ka qenë një tifoz i thjeshtë, pasi trajneri Avçi nuk e kishte grumbullua­r për sfidën, ashtu siç ka ndodhur rregullish­t në dy muajt e fundit.

Kroaci - Ka qenë e mbrapshtë kjo fundjavë për Lokomotivë­n e Zagrebit, ku aktivizohe­n Eros Grezda dhe Amir Rrahmani. Skuadra nga kryeqyteti kroat u mund 1- 0 nga Osijeku në xhiron e 13- të të Ligës së Parë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania