Panorama (Albania)

Dekorohen 67 ballistët e vrarë nga Mehmet Shehu, Milo: S’kanë merita, ishin në krahun e pushtuesve

PRESIDENTI I SHPALL “MARTIRE TE DEMOKRACIS­E” NE 73- VJETORIN E MASAKRES. FATOS KLOSI: QESHARAKE

- Uran Butka

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, u ka akorduar titullin “Martir i Demokracis­ë” 67 ushtarëve të Ballit Kombëtar, të pushkatuar në vitin 1943. Ceremonia u zhvillua ditën e premte në Divjakë të Lushnjës, në ditën e 73- vjetorit të masakrës. Ka qenë sekretari i përgjithsh­ëm i Presidencë­s, Florian Nuri, i cili ka dorëzuar dekoratat në emër të institucio­nit të Presidenti­t të Republikës. Ky titull u akordua me motivacion­in: “Me mirënjohje dhe vlerësim për të gjithë ata burra nacionalis­të e të pamposhtur që luftuan për një Shqipëri të lirë, demokratik­e dhe të vëllazërua­r. Në shenjë nderimi për rezistencë­n e tyre të paepur, deri në sakrifikim, kundër instalimit të regjimit komunist diktatoria­l në Shqipëri”. Sipas historiani­t Uran Butka, i cili mbajti edhe fjalën e rastit në këtë ceremoni, masakra e Lushnjës është më e madhja që ka ndodhur ndonjëherë, duke arritur në 80 veta. Sipas Butkës, ka qenë Brigada e Parë Sulmuese, me në krye Mehmet Shehun, që shkaktoi këtë masakër, pas një sulmi ndaj forcave nacionalis­te të komanduara nga Tefik Cfiri dhe Isa Manastirli­u, dy komandantë të çetave të Ballit Kombëtar, në afërsi të Lushnjës, te kodra e Cen Hasanit në fshatin Golem, më 21 tetor 1943. “Pas betejës, Mehmet Shehu urdhëroi, në kundërshti­m me çdo rregull lufte, pushkatimi­n e 65 robërve, që s’ishin tjetër veçse luftëtarë të thjeshtë e të rinj të pafajshëm, bujq nga fshatrat e Myzeqesë, që nuk pranuan të bashkohesh­in me Brigadën I Sulmuese ( vetëm njëri pranoi) dhe nuk donin të luftonin më, po të ktheheshin në shtëpitë e tyre. Ata që nuk i zuri plumbi, i theri thika e Dushan Mugoshës, zëvendësko­misarit të Brigadës me pseudonimi­n Salë. Atje nuk kishte as italianë, as gjermanë, kish vetëm shqiptarë që luftonin kundër njëri- tjetrit, kishte dhe një të huaj, një komunist malazez që ushtronte luftën kundër shqiptarëv­e si një zanat i vjetër. Kemi të bëjmë me një krim lufte kundër njerëzimit: Vrasja e robërve të luftës”, thotë Butka.

 ??  ?? PASKAL MILO ( MAJTAS) PRESIDENTI BUJAR NISHANI
PASKAL MILO ( MAJTAS) PRESIDENTI BUJAR NISHANI
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania