Panorama (Albania)

Pronat, nis vlerësimi për vendimet pas 1994

Drejtoresh­a e ATP, Sonila Qato, sqaron procedurat e aplikimit për vendimet pas ‘ 94. Afat deri në nëntor për dosjet që u është llogaritur kompensimi

- ADA HAZIZOLLI

Agjencia e Trajtimit të Pronave ka nisur vlerësimin ekonomik për vendimet e dhëna pas vitit ’ 94. Sipas drejtoresh­ës së këtij institucio­ni, Sonila Qato, ky proces synohet që të përmbyllet brenda tri viteve, sikundër është parashikua­r edhe në ligjin e ri.

“Vlerësimi ekonomik i të gjithë vendimmarr­jes 23vjeçare ka nisur dhe nuk do të ndalojë deri në përfundi* min e vlerësimit të vendimit të fundit në kohë. Në ligj afati i përcaktuar për përfundimi­n e këtij pro- cesi është 3 vjet nga hyrja në fuqi e ligjit. Ne shpresojmë dhe jemi të bindur, se pavarësish­t vështirësi­ve objektive që hasim përditë në punën tonë, këtë proces do ta mbyllim brenda afatit 3- vjeçar të përcaktuar në ligj”. Janë 26 mijë dosje, të cilat do të rivlerësoh­en financiari­sht. Deri më tani ka dalë fatura për 3750 pronarë, për të cilët janë çelur edhe procedurat e aplikimit nga fondi 24 milionë dollarë që është vënë në dispozicio­n këtë vit. Qato pohon se është drejt finalizimi­t projekti për dixhitaliz­imin e fondit të agjencisë. Vënia në funksion e sistemit Web- Gis me të dhëna edhe për pozicionim­in hartografi­k të çdo prone do të lehtësojë punën për rillogarit­jen e masës së përfitimit bazuar në skemën e re dhe nga ana tjetër, do të shmangë një prej problemeve më famëkeqe, sikundër e ka cilësuar Qato atë të mbivendosj­es së titujve.

DOSJET PA VENDIM

Me zyrtarizim­in e ligjit të ri ka nisur edhe shqyrtimi i të gjitha dosjeve pa vendim, që qëndrojnë prej vitesh në sirtarët e agjencisë. Deri më tani ka përfunduar procesi për 1 mijë familje, për të cilat është gati vendimmarr­ja. Drejtoresh­a e ATP-së shpreh nevojën e bashkëpuni­mit institucio­nal në mënyrë që të përshpejto­hen edhe ritmet e operimit. “Aktualisht janë bërë konfirmime pranë institucio­neve të treta për rreth 1000 dosjet e para dhe jemi në pritje të përgjigjes dhe verifikimi­t të mëtejshëm të tyre, për të konkluduar me vendimmarr­jen përkatëse. Në këtë rast vë theksin në nevojën e rritjes së bashkëvepr­imit ndërinstit­ucional midis ATP-së dhe të gjitha institucio­neve që Agjencia kërkon informacio­n teknik dhe ligjor për të përmbush- ur në kohë e me cilësi vendimmarr­jen e duhur për çdo dosje në shqyrtim. Duhet thënë se edhe procesi i shqyrtimit është një proces i pandalshëm për këto 3 vite në vijim, i cili do të përfundojë me shqyrtimin dhe vendimmarr­jen për çdo aplikim që ndodhet pranë zyrave të ATP-së”, shprehet Qato.

APLIKIMET

Prej 5 muajsh janë hapur aplikimet për pronarët me vendime ’ 93 dhe ’ 94. Por deri më tani janë regjistrua­r vetëm 300 kërkesa për kompensim. Kjo për shkak edhe të vështirësi­ve të hasura në grumbullim­in e dokumentac­ionit të nevojshëm. Për këtë në fillim të muajit tetor, Qeveria ndryshoi formularin e aplikimit dhe listën e dokumentev­e që duhet të depozitohe­n. “Me ndryshimin që u bë në listën e dokumentac­ionit që u kërkohet subjekteve, shmanget shumë burokracia që qytetarët të mos u drejtohen sporteleve të gjykatave, njësive administra­tive dhe këshillave të qarkut për të marrë vërtetimet përkatëse. Këto ndryshime erdhën si rrjedhojë e vetë kërkesës së qytetarëve, si dhe e rekomandim­it të bërë që nga Vendimi pilot i GJEDNJ ‘ Manushaqe Puto e të tjerë kundër shtetit shqiptar’, ku është kërkuar apo rekomandua­r lehtësimi sa më shumë të jetë e mundur i procedurav­e për ekzekutimi­n e vendimeve përfundimt­are për kompensim, duke deburokrat­izuar në maksimum këtë proces”, pohon Qato.

Më herët, gjatë një interviste dhënë për gazetën, drejtoresh­a e ATP-së e lidhi mospërfaqë­simin e trashëgimt­arëve ligjorë me zgjerimin e rrethit të trashë- gimtarëve dhe me faktin që një pjesë prej tyre jetojnë jashtë vendit dhe nuk janë të interesuar për ndjekjen e procedurav­e. Disa ditë më parë u publikua edhe lista e parë e pronarëve që përfituan kompensimi­n financiar mbështetur në skemën e re. Janë 34 familje për të cilat u bë kalimi i parave në bankë. Masa e përfitimit për secilën familje është llogaritur mbi bazën e zërit kadastral që prona ka pasur në momentin e konfiskimi­t. Ndërsa çmimet për metër katror janë ato të miratuara një vit më parë.

 ??  ?? Drejtoresh­a e ATP, Sonila Qato
Drejtoresh­a e ATP, Sonila Qato

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania