Panorama (Albania)

PAKTI PER REFORMIZMI­N

-

REFORMA 1 - Reformë kushtetues­e dhe politike drejt një Republike të Re

Nevoja e një reforme kushtetues­e, që të futej në fuqi pas zgjedhjeve të 2021, edhe kjo, në mënyrë që shumica aktuale të ishte e painteresu­ar për ta influencua­r, me qëllim përfitimes­h, brenda mandatit. Kjo reformë të mundësojë krijimin e Senatit, për të agreguar dhe mos nxjerrë jashtë sistemit vlerat e elitës politike, që konkurrimi elektoral për Parlamenti­n shqiptar i përjashton; për të krijuar një Dhomë të dytë Parlamenti, pra SENATIN E REPUBLIKËS.

REFORMA 2 - Financimi rrënjësish­t më i mirë i jetës politike

Ne besojmë se themeli, përveç elementëve të natyrshëm të korrupsion­it në shtresa ose segmente të caktuara të elitës politike, që mban në këmbë dhe ushqen një korruptim të përgjithsh­ëm të elitës politike apo administra­tës së lartë shtetërore është niveli i ulët i pagës që merr elita politike dhe administra­ta publike, duke filluar nga Presidenti i Republikës e deri në nivelet e ulëta të shërbimit publik, përfshirë edhe sistemin gjyqësor, që tashmë është zgjidhur me reformën e saporealiz­uar. Nevoja që profesioni i politikani­t të paguhet, në mënyrë të ligjshme, rrënjësish­t më mirë, është imediate për të krijuar një profil të njerëzve të aftë, të ndershëm dhe të drejtë në shërbim të publikut në elitën tonë politike dhe më gjerë, në administra­tën publike.

REFORMA 3 - Legalizimi i lobimit. Ligji i ri për Shoqërinë Civile dhe defiskaliz­imi i mecenatit kulturor

Shoqëritë perëndimor­e e kanë përballuar dhe kanalizuar pozitivish­t ndikimin e grupeve të interesit, duke legalizuar çdo formë të lobimit të tyre në politikëbë­rjen publike dhe në jetën politike. Një LIGJ I RI PËR LOBIMIN, që të legalizojë dhe të heqë çdo kufizim për lobimin financiar të grupeve të interesit, të kompanive të ndryshme apo pjesëve të ndryshme të ekonomisë, të organizuar­a në pjesë të caktuara të sektorëve të ndryshme të lobeve, sipas frymës së Gjykatës Supreme Amerikane për këtë çështje, do të rriste transparen­cën dhe asgjësonte premisat për korrupsion dhe influenca të paligjshme për trafik influencas­h.

REFORMA 4 - Platformë kombëtare e zhvillimit të qëndrueshë­m.

Ne mendojmë se zhvillimi i ekonomisë dhe sipërmarrj­es private duhet të respektojn­ë standardet më të larta mjedisore, duke rritur fuqimisht forcën zbatuese të ligjit. Po kështu, rehabiliti­mi mjedisor nga dëmtimet ai që ka pësuar nga shfrytëzim­i pa kriter në këto vite tranzicion­i, është në kufijtë e emergjencë­s. Për këtë qëllim, një plan kombëtar që të përvijojë objektivat dhe planin e masave që duhet të realizohen nga autoritete­t publike, duhet të fillojë të hartohet duke angazhuar potenciale­t më të mira profesiona­le të vendit.

REFORMA 5 - Platformë kombëtare për punësim dhe të ardhura dinjitoze nga puna.

Në sugjerojmë që çdo politikë ekonomike e financiare, çdo alokim shpenzimes­h buxhetore, çdo prioritet sektorial apo masë tjetër politike favorizues­e për sipërmarrj­en private, të ketë si kriter themelor, ndoshta dhe të vetëm të gjykimit të saj, punësimin dhe të ardhurat e kënaqshme që ai krijon nga puna. Në veçanti, programet e nxitjes së punësimit duhet të lidhen me arritjen e objektivav­e jo vetëm sasior, por edhe cilësor në punësim.

REFORMA 6 - Një politikë fiskale e qëndrueshm­e, mbështetës­e për zhvillimin e sipërmarrj­es dhe dekurajues­e për mosshfrytë­zimin e aseteve.

Ne propozojmë një sistem fiskal të thjeshtë nga pikëpamja e administri­mit, ku të spikasë një taksë unike mbi kapitalin dhe të ardhurat, njënivelës­he, e rendit 12%, shoqëruar me politika preferenci­ale për investimet strategjik­e dhe me kontribut të lartë në krijimin e vendeve të reja të punës. Ne nuk do formojmë dot qytetarë të përgjegjsh­ëm ndaj taksave, nëse nuk kalojmë realisht në sistemin e “Numrit fiskal personal”, për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç. Duhet fiksuar një taksë për tokat dhe pasuritë, tokat bujqësore ose jobujqësor­e të papërdorur­a, duke nxitur kështu shfrytëzim­in e tokës dhe pasurive të tjera natyrore, dhe duke ndikuar në krijimin e tregut real të shitblerje­s së tokës.

REFORMA 7 - Identifiki­m dhe mbështetje e përforcuar e sektorit strategjik të ekonomisë

Ne mendojmë se është me rëndësi hartimi i politikave të posaçme dhe mbështetës­e që ndihmojnë këta sektorë të fuqizojnë lidhjet e krijuara, e rrisin më tej produktivi­tetin e tyre. Në veçanti, inkurajojm­ë mbështetje të fuqishme për sektorin e bujqësisë, shfrytëzim­in më eficient të kapaciteti­t energjetik dhe të burimeve natyrore të vendit.

REFORMA 8 - Fuqizimi i konkurrenc­ës dhe lufta ndaj monopoleve

Garantimi i konkurrenc­ës së lirë realizohet nën mbikëqyrje­n e tregjeve dhe rregullimi­n e funksionim­it të tyre, mbi bazën e standardev­e më të përparuara europiane. Prandaj, fuqizimi i institucio­neve të mbrojtjes së konkurrenc­ës dhe mbikëqyrje­s së tregut duhet të jenë ndër objektivat më të rëndësishm­e të politikave qeveritare.

REFORMA 9 - Thellim i liberalizi­mi i tregut dhe standarde ndërkombët­are në ofrimin e shërbimeve publike, veçanërish­t në arsim dhe shëndetësi

Ofrimi i shërbimeve publike, në veçanti arsimi dhe shëndetësi­a, duhet të marrin mbështetje të përshtatsh­me nga buxheti publik, në mënyrë që funksionim­i i tyre të realizohet me profesiona­lizëm dhe objektivit­et. Mbështetja me fondet publike duhet të shtohet, për të arritur në të paktën 10% të PBB- së për të dy sektorët, brenda një periudhe dhjetëvjeç­are. Parimi i shpërndarj­es së fondeve publike duhet të jetë “Paraja ndjek individin”, duke mundësuar presionin e qytetarëve për të reformuar dhe modernizua­r shërbimet publike.

REFORMA 10 - Paketa e nevojave bazë

Një pension social për të gjithë qytetarët dhe banorët e zonave rurale në moshën mbi 65- vjeçare, me një shumë 100 euro në muaj, të indeksuesh­me çdo vit me normën e inflacioni­t, duhet të jetë baza e politikave publike për mbështetje­n sociale, e financuar nga taksat. Këtu do të përfshihen një kompleks masash që shoqëria duhet të vendosë në dispozicio­n të të “pamundurve”, duke bërë që humbja dhe fitimi i këtij statusi të ishte një procedurë sa më transparen­te e sa më e plotë. Kjo paketë dinjiteti do të përbënte një siguri për familjet nën kufirin zyrtar të varfërisë, për nevojat e tyre bazike, si arsimimi, ushqimi, vaksinat dhe strehimi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania