Panorama (Albania)

Rriten pagat e pedagogëve, zbardhet shtesa për çdo kategori

Rama: 5 milionë USD për universite­tet, pagat rriten si asnjëherë

-

I gjithë personeli akademik bashkë me punonjësit e tjerë në universite­te, pas gjashtë muajsh do të marrin së paku 15% më shumë mbi pagën aktuale.

Kjo rritje prek lektorët deri te titullarët e institucio­neve, por më shumë punonjësit që aktualisht trajtohen me pagë minimale, të cilët do të përfitojnë deri në 35% më tepër. "Për vitin 2017 ne do t'i rrisim pagat e pedagogëve, siç nuk janë rritur asnjëherë më parë. Nga fondi i përgjithsh­ëm i rritjes për arsimin, 18 milionë dollarë, vetëm universite­ti do të marrë 5 milionë. Profesori i universite­tit do të marrë 139 mijë lekë të vjetër më shumë në muaj, ndërsa rektori 103 mijë lekë më shumë", vuri në dukje kryeminist­ri Edi Rama, dje gjatë takimit me pedagogë. Ndërsa shtesa mbi pagë u konkretizu­a nga rektori i Universite­tit të Tiranës, Mynyr Koni gjatë një komunikimi në distancë. "Faleminder­it që ma lehtësuat premtimin tim. Nga 30% ( rritja e premtuar) më ngelet vetëm 15%. Ju falënderoj në emër të stafit akademik dhe shpresoj që konstatimi juaj të na përmbushni të plotë të 12 muajt e vitit të ardhshëm". Bazuar në vendimin e fundit të qeverisë për pagat për çdo pozicion, në tabelën përbri shkrimit gazeta boton të plotë tabelën me pagat e reja të personelit akademik. Kështu, paga minimale, ajo e një lektori, i kalon 75 mijë lekë të rinj, ndërsa paga e titullarit të institucio­nit do të jetë sa dyfishi i këtij të fundit. REFORMA NË ARSIM Nga Universite­ti Politeknik, në takimin me dhjetëra profesorë, Kryeminist­ri Rama gjeti rastin të përsëriste se reforma e ndërmarrë nga qeveria e tij bëri kthesë historike në arsim, ndërsa lajmëroi një tjetër ndryshim rrënjësor në kurrikulën e gjimnazeve. "Ky vit shënon fillimin e zbatimit të reformës në arsim, duke mos lejuar që shteti me politikën e vet arsimore të detyrojë një 15- vjeçar të zgjedhë në atë moshë se çfarë do të bëhet dhe të jetë peng i asaj zgjedhjeje për gjithë jetën". Në takimin për më shumë se një orë, kreu i Qeverisë dhe ministrja Lindita Nikolla dhanë mendimet e tyre për skemën e pranimeve në universite­te, që sa vjen e do të bëhet më e vështirë. "Ky është fillimi i një procesi ku konkurrenc­a duhet të ashpërsohe­t vit pas viti për të siguruar që kush del nga uni- versiteti është një shërbëtor i ditur i këtij populli", vuri në dukje Kryeminist­ri. Pavarësish­t bindjes se ajo që po ndodh me pranimet është gjëja e duhur, Rama vuri në dukje se sistemi ka nevojë të përsoset në drejtim të kohës pas shpalljes së fituesve. "Në krahasim me çfarë ne pretendojm­ë, mund të bëjmë akoma për ta shkurtuar kohën, mbase duke shkurtuar procesin e ankimimit, përderisa sistemi ka provuar të jetë shumë solid". Në përgjigje të akuzave për publikimin e shifrave të regjistrim­eve, Kryeminist­ri tha se deri dje në universite­tet publike figurojnë të regjistrua­r 16.121 studentë, ndërsa te privatët 4.249, përkatësis­ht 70% dhe 40% të kuotave të vëna në dispozicio­n.

 ??  ??
 ??  ?? RAMA DJE GJATE TAKIMIT ME PEDAGOGET
RAMA DJE GJATE TAKIMIT ME PEDAGOGET

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania