Panorama (Albania)

Fevziu rrëfen vitet e shkollës: Prindërit donin të më bënin mjek

“Unë kërkoja patjetër letërsi, ndërkohë që prindërit e mi më kërkonin që të zgjidhja një zanat, të bëhesha mjek”

-

Pasion, një shkollim i mirë, por edhe fat. Për Blendi Fevziun të gjitha këto e kanë ndihmuar në karrierën e tij si gazetar, edhe pse fillimet e tij nuk kanë qenë aspak të lehta.

Gazetari Blendi Fevziu ishte dje i ftuar në javën e orientimit me studentët e vitit të parë Master në UET, me të cilët ndau eksperienc­ën e tij lidhur me shkollimin pikërisht në ato vite, kur ishin të tjerët që zgjidhnin për të. “Nuk keni për të bërë kurrë një karrierë, po nuk patët pasion për atë që do të bëni. Është e vetmja gjë që nuk të lë në asnjë moment në baltë”, u tha Fevziu studentëve. Duke risjellë në kujtesë kohën kur ishte ende një gjimnazist dhe duhej të shkonte në shkollë, ai tha se rinia e asaj kohe kishte dy probleme: e para, se shkollën ia caktonte shteti në bazë të rezultatev­e, por dhe të biografisë familjare dhe nxitja e ndikimi i prindërve. “Diferenca midis kohës që unë kam studiuar dhe kohës kur studioni ju qëndron në faktin se ju keni shqetësimi­n të bëni një zgjedhje të drejtë, kurse ne kishim shqetësimi­n të na zgjidhnin. Në kohën time duhej që dikush të të zgjidhte që të vazhdoje shkollën e lartë. Natyrisht mbi bazën e një serie meritash, por edhe mbi bazën e disa kufizimeve që nuk vareshin gjithnjë nga meritat, ndërsa sot kryesorja është të orientohes­h drejt për të bërë zgjedhjen e duhur”. Fevziu u foli studentëve për rëndësinë e shkollimit për karrierën e mëtejshme dhe se si karriera vjen atëherë kur ke ndjekur e ke investuar në pasionin tënd. “Kam qenë një nga gjimnazist­ët që për nivelin e notave isha ndër më të mirët në gjimnazet e Tiranës. Kisha fituar një konkurs në nivel rajonal letërsie, kisha një lloj njohjeje dhe arrita të botoja dy- tre shënime të shkurtra në atë që quhej shtypi qendror i profilizua­r, pra, letrar, dhe kisha ndër mend të studioja për letërsi. Do studioja gjithmonë, nëse do ma jepnin sepse nuk varej vetëm nga unë, ishin dhe problemet që lidheshin me raportet biografike, politike të familjes etj., që në atë kohë vendosnin. Unë kërkoja patjetër letërsi, ndërkohë që prindërit e mi më kërkonin patjetër të zgjidhja diçka që të ishte shumë më stabël. Thoshin ‘ ti po merr letërsi, por letërsia nuk është zanat. Pse nuk merr një degë që të jetë zanat. Të përpiqemi të shkosh në mjekësi, sepse mjeku është gjithmonë më i nderuar’. Ata përdornin dhe një argument që ishte gjysmë shaka: ‘ Edhe te talloni nuk rri në radhë doktori se e njohin’”. Dilemat e prindërve të tij tani janë dilemat e vetë Blendit, i cili me sinqeritet pranoi se ai mendon për vajzën e tij me këtë ankth prindëror për një shkollim që i sjell një profesion stabël. “Kam pyetur gjithmonë veten si zgjidhet kjo balancë, mes një gjëje të sigurt që ti mendon se gjithë jetën do të jetë garant për ty dhe pasioneve që njeriu mund të ketë për diçka tjetër”, tha Fevziu. Ai kujtoi një bisedë me shkrimtari­n Orhan Pamuk, i cili gjithashtu kishte rrëfyer se si prindërit donin ta bënin mjek. Por, ashtu si në rastin e Fevziut, edhe të Pamukut, dëshirat e prindërve për t’u dhënë fëmijëve një profesion të sigurt përkundër talentit dhe pasionit të tyre për gazetarinë e letërsinë, doli e gabuar. Por a mjafton vetëm pasioni për të arritur të shkëlqesh në një profesion? Blendi Fevziu beson se jo. Por shkollimi i përshtatsh­ëm që përkrah pasionin dhe ndoshta dhe pak fat do të bëjë çudira. “Karriera varet shumë nga fati, rrethanat, momenti, por një gjë është e sigurt; kurrë nuk keni për të pasur një karrierë të vërtetë pa pasur një shkollim të mirë”. Edhe në këtë rast Fevziu mori shembullin personal: “Gjatë kohës që unë isha në gjimnaz, aftësitë e mia nuk hynin shumë në punë, sepse, pavarësish­t që isha një nga nxënësit më të mirë të shkollave të mesme, më pengonte fati, që ishte në këtë rast një biografi problemati­ke për familjen time. Pra, fati ishte kundër meje për të pasur një të ardhme me më shumë mundësi sesa moshatarët e mi dhe në aftësi nuk e kisha këtë defekt. Në momentin që unë mbarova shkollën, në vitin e fundit, ndryshoi gjithçka dhe ky fat që ishte problemati­k për mua deri në atë moment u kthye i gjithi në një avantazh. Një pjesë e madhe e brezit tim, që sot janë shumë të njohur, kanë përfituar nga fati ndoshta dhe më shumë sesa në rrethana të tjera dikush tjetër. U krijua një vakum, u ndërrua një strukturë e plotë shoqërore dhe politike e Shqipërisë. U hapën ose u strukturua­n institucio­ne dhe mënyra të tjera të funksionim­it të shoqërisë dhe këto krijuan hapësira për të gjithë të rinjtë që në ato momente filluan të nisnin karrierën e tyre”.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania