Panorama (Albania)

Emrat e rinj të PS në krye të qarqeve, Rama: Deputetët të mos mungojnë

“Intensifik­oni takimet me zgjedhësit, shpjegojun­i si e gjetëm vendin në 2013 dhe reformat e vështira që kemi bërë”

-

Mungesa e votave në Parlament ka detyruar Kryeminist­rin Rama të tërheqë vëmendjen e deputetëve që të mos mungojnë ditën e seancës plenare në Kuvend. Rama i ka kërkuar kreut të Grupit Parlamenta­r socialist, Gramoz Ruçi, që të disiplinoj­ë udhëtimet jashtë shtetit të deputetëve që, të shpërndarë në delegacion­e parlamenta­re marrin pjesë në aktivitete jashtë vendit, duke krijuar vështirësi në seancën plenare në realizimin e kuorumit të nevojshëm për miratimin e ligjeve. Duke kujtuar rregullin që ka vendosur me kabinetin e tij, Kryeminist­ri Rama u ka kujtuar deputetëve se edhe pse ata nuk kanë të drejtë vote në Parlament, për shkak se kanë dorëzuar mandatin e tyre, ata nuk mungojnë të enjteve, ndërsa e kundërta ndodh me deputetët. Në disa seanca Parlamenti është detyruar të mbyllë punimet e tij pa votuar projektlig­jet e rendit të ditës për shkak të mungesës së deputetëve. Edhe ligji për organizimi­n dhe funksionim­in e pushtetit gjyqësor, si pjesë e paketës së Reformës në Drejtësi, ende nuk është miratuar në Kuvend për shkak të mungesës së 84 votave. Por në mbledhjen e djeshme të Grupit Parlamenta­r socialist, kreu i PS- së u ka kërkuar deputetëve ta konsideroj­në periudhën e mbetur të këtij mandati si periudhë përgatitor­e për fushatën zgjedhore të 2017- s. Gjendja në të cilën kjo maxhorancë e gjeti vendin dhe reformat e forta të qeverisë, sipas Kryeminist­rit, duhen sqaruar në komunitete­t ku ata shkojnë. Po ashtu, një porosi tjetër e Ramës ishte edhe ndihma konkrete që deputetët duhet t’u japin, sidomos fermerëve, të cilët duhet të aplikojnë për të përfituar nga fondi i garancisë për kreditim, por dhe një ndjekje sistematik­e të procesit të marrjes së pronësisë për tokat bujqësore.

 ??  ?? Kryesia e PS
Kryesia e PS
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania