Panorama (Albania)

“Dhurova ish- Vollgën, Shullazi më vuri armën në bark”

Dëshmia e biznesmeni­t Beqja: Më kërkoi me dhunë 670 mijë euro, kur mori vesh që kisha shitur një pjesë të pronës

-

Detaje të reja dhe të frikshme janë zbardhur nga dëshmia e biznesmeni­t Ylvi Beqja, i cili “fundosi” anëtarët e grupit të Emiljano Shullazit.

Sipërmarrë­si që ka përfaqësua­r pronarët e ish- hotel “Vollga” në Durrës ka dëshmuar për prokurorët se Emiljano Shullazi i ka kërkuar rreth 700 mijë euro dhe 30 për qind të pronësisë së objektit në Durrës, duke i vënë armën në bark. Ngjarjet kanë ndodhur në vitin 2014, pasi Beqja ishte takuar në verën e atij viti me Shullazin në makinën e tij të blinduar në Tiranë, diku te “21 Dhjetori”. Biznesmeni ka thënë se e takoi Shullazin pasi po ndeshte problem pa fund me gjykatat në Durrës, në lidhje me konfliktet e pronësisë mbi ish- hotel “Vollgën”. TAKIMI ME SHULLAZIN

“Pasi humbëm gjyqet në Gjykatën e Apelit në Durrës, avokati më rekomandoi të kontaktoja Emiljano Shullazin. E kontaktova dhe u takuam në makinën e tij të blinduar diku pas pallatit nr. 40, në Rrugën e Kavajës”, ka dëshmuar biznesmeni, që tashmë ka marrë statusin e bashkëpunë­torit të drejtësisë. Ai ka bërë me dije se Shullazi pranoi ta ndihmonte në konfliktet e problemet e pronësisë së ish- hotel “Vollgës”, duke kërkuar që bëhej pronar i 20 për qind të objektit. Për këtë arsye ata vendosën që biznesmeni Ylvi Beqja, si përfaqësue­s i pronarëve arabë të ish” Vollgës”, të firmoste në Durrës kontratën e dhurimit të 20 për qind të pronës për Emiljano Shullazin. Kontrata e parë është firmosur në gusht 2014, ku Ylvi Beqja ka shpjeguar se ka nënshkruar premtimin që pas regjistrim­it të pronës në Hipotekë t’i dorëzonte Shullazit 20 për qind të pronës. Pasi ndodhi kjo, dhe pas regjistrim­it të certifikat­ës së pronësisë, Ylvi Beqja i shet menjëherë familjes Kodra 30 për qind të ish- hotel “Vollgës”, kundrejt shumës 671 mijë euro. Ndërkohë, Ylvi Beqja takohet me Shullazin në Durrës për të firmosur pjesën e pronësisë që do të përfitonte me akt dhurimi nga biznesmeni. KËRCËNIMI NË DURRËS

Kur kishin qenë te noterja, ajo i kishte thënë Ylvi Beqjes se “familja Kodra i kaloi 670 mijë eurot” si pagesë për pjesën e pronës që kishte blerë kjo familje. Sipas dëshmisë së biznesmeni­t, këtë gjë e dëgjon Emiljano Shullazi që ishte prezent dhe i thotë Beqjes: “Çfarë janë këto lekë, me kë tallesh ti?”. Në këtë moment, sipas biznesmeni­t, Shullazi ka nxjerrë armën pis- toletë dhe ia ka vënë në bark, duke i thënë do të më japësh 30 për qind të pronës dhe 670 mijë eurot. Ditën kur ka ndodhur ngjarja në zyrën noteriale, Shullazi kishte ulur qepenin e këtij ambienti që të mos dukej se ç’po ndodhte Brenda. I ndodhur nën këto kërcënime, në total Beqja i ka dhënë Shullazit dhe njerëzve të tij rreth 550 mijë euro, nga të cilat 400 kesh dhe 150 mijë të fundit me çeqe bankare të lëshuara në dhjetor 2014. Në dëshminë e tij, biznesmeni ka thënë se Shullazi shoqërohej nga një grup personash gjatë lëvizjeve të tij në Durrës dhe disa prej tyre ishin të armatosur. Prokuroria ka dokumentua­r se në gjithë kërcënimet që i janë bërë biznesmeni­t Ylvi Beqja, Emiljano Shullazi ka qenë i shoqëruar nga Gilmando Dani, i dyshuar si bashkëpunë­tor i ngushtë i tij.

BEQJA- SHULLAZI Në vitin 2014, biznesmeni Ylvi Beqja, në cilësinë e administra­torit të “Saudi Brothers”, i ka dhuruar Emiljano Shullazit “në shenjë mirënjohje­je” 749 metra katrorë truall brenda sipërfaqes ku ndodhet ish- hotel “Vollga”. Shullazi u bë kështu pronar i 20 për qind të pronës në fjalë, ndërsa për këtë prokuroria dyshoi që në fillim se nuk bëhej fjalë për një “dhuratë”, por për diçka të marrë me anë të kërcënimev­e. Një gjë të tillë duket se biznesmeni e ka konfirmuar pas arrestimit të Emiljano Shullazit. Kërcënimet e vazhdueshm­e të atij vetë dhe të familjarëv­e kishin qenë me sa duket edhe shkaku i largimit nga Shqipëria të Ylvi Beqjes, i cili nuk ka qenë në atdhe në kohën kur u arrestua Shullazi.

 ??  ?? Emiljano Shullazi në gjyq
Emiljano Shullazi në gjyq

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania