Panorama (Albania)

Kreu i Tiranës, Tahiri përjashtim nga Kodi Etik

Mund të jetë edhe ministër, duhet përfaqësim i lartë politik

- Saimir Tahiri

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, do të mbajë edhe postin e kryetarit të Partisë Socialiste të Tiranës. Kodi Etik i Asamblesë Kombëtare ka bërë një përjashtim në lidhje me konfliktin e interesit, ku deputeti, ministri apo kryetari i bashkisë nuk mund të drejtojë degën lokale të partisë. Por në mbledhjen e fundit të Asamblesë Kombëtare, një propozim i bërë nga salla, i dha të drejtë kreut aktual, Tahiri, që të mbajë këtë pozicion edhe pse është ministër. Në nenin 10 të Kodit Etik është shtuar pika 4/a, e cila e përjashton rregullin e përgjithsh­ëm të pikës 4. “Përjashtim nga ky rregull bën kryetari i Partisë së Bashkisë së Tiranës, i cili mund të mbajë ose mandatin e deputetit ose edhe atë të ministrit apo zv. ministrit”, thuhet në propozimin e bërë në asamble, propozim i cili është miratuar në unanimitet. Pika 4 e nenit 10 të Kodit të Etikës përcakton papajtuesh­mërinë mes dy mandateve në drejtimin dhe përfaqësim­in e PS- së. “Përfaqësue­sit e partisë në organet e qeverisjes qendrore e vendore, ministrat, deputetët, kryetari i këshillit të qarkut, kryetari i bashkisë, prefekti, nënprefekt­i, kryetari i këshillit të bashkisë, administra­tori i njësisë administra­tive nuk mund të jenë kandidatë apo të zgjidhen në detyrën e kryetarit të partisë të njësisë administra­tive apo të kryetarit të partisë të bashkisë. Në çdo rast kandidati është i detyruar të zgjedhë një nga pozicionet”, thuhet në Kodin e Etikës. Kodi gjithashtu përcakton edhe mënyrën e pagesës. “Kryetari i partisë i bashkisë është funksionar me kohë të plotë në parti. Në rast se në kohën kur propozohet apo zgjidhet, ai mban edhe një mandat tjetër si i emëruar përfaqësue­s i partisë, është i detyruar të japë dorëheqjen nga njëri prej mandateve”, thuhet në pikën 5 të tij.

Kryesia e PS- së ka miratuar edhe pagat e kryetarëve në rang bashkie. Të njëjtat burime bënë me dije se paga e kryetarëve do të variojë në bazë të numrit të zgjedhësve. Kështu, kryetari i PS-së në bashkinë më të madhe, që në këtë rast është Tirana, do të ketë një pagë prej 1.2 milionë lekësh, ndërsa kryetari socialist në bashkinë më të vogël do të paguhet 620 mijë lekë të vjetër në muaj. Por kreu i PS- së së Tiranës do të duhet të zgjedhë nëse do të mbajë pagën e ministrit apo atë të kryetarit të PS-së, e cila nuk shkon më shumë se 1.2 milionë lekë. Pagat e kryetarëve të PS- së në nivel bashkie do të përballohe­n nga buxheti që shteti i akordon çdo vit PS- së si parti politike.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania