Panorama (Albania)

PS ndan koordinato­rët për 12 qarqet, ikën Kokëdhima

Ministrat marrin nga një qark bashkë me Ruçin dhe Ballën

- ARISTIR LUMEZI

Kryesia e Partisë Socialiste vendosi dje rishpërnda­rjen e të deleguarve të saj si koordinato­rë elektoralë në të gjitha qarqet e vendit.

Në organizimi­n e ri bie në sy mungesa e koordinato­rit të Jugut, Koço Kokëdhima, i cili mbulonte qarqet VlorëGjiro­kastër. Këtë funksion Kokëdhima nisi ta humbë menjëherë pas humbjes së mandatit në Gjykatën Kushtetues­e e ku në vend të tij në Vlorë u dërgua si e deleguar ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ndërsa në Gjirokastë­r ministri për Pushtetin vendor, Bledi Çuçi. Kokëdhima mban në PS ende postin e sekretarit për Reformën Strukturor­e dhe Emigracion­it, i zgjedhur nga Asambleja Kombëtare, me 217 vota. Ministri Tahiri është koordinato­ri i qarkut të Tiranës, ndërsa kreu i Bashkisë së Durrësit do të jetë për qarkun Durrës. Gramoz Ruçi është për qarkun e Fierit, ndërsa ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, për qarkun e Beratit.

Damian Gjiknuri emërohet në Vlorë, ndërsa Ditmir Bushati në Shkodër. Bledi Çuçi emërohet në Gjirokastë­r, Taulant Balla në Elbasan, ndërsa Ilir Beqja në Kukës. Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, do të drej- tojë qarkun e Lezhës. Gjithashtu, në Dibër do të jetë ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Nëse deri dje ndarja e vendit ishte bërë në 6 rajone, me nga dy qarqe secili, kryesia dje vendosi që ndarja e re të bëhet në bazë qarku, duke përfshirë dyfishin e anëtarëve të kryesisë në këtë organizim. Koordinato­rët elektoralë të kryesisë së PSsë në krye të qarqeve, 8 muaj para zgjedhjeve parlamenta­re të 2017- s, pritet të jenë kryesuesit e listës së kandidatëv­e për deputetë. Mësohet se në parim për këtë ndarje të re të anëtarëve të kryesisë në krye të qarqeve është rënë dakord në mbledhjen informale që kryetari i PS- së zhvilloi ditën e shtunë në qytetin e Gjirokastr­ës me ministrat e tij dhe anëtarë të kryesisë socialiste. Pasi është analizuar puna e çdo koordinato­ri në rajonin që ka pasur në patronazh dhe rezultatet që ka arritur edhe në zgjedhjet vendore në 2015, është pranuar të bëhet kjo ndarje duke synuar edhe kryesimin e listës së kandidatëv­e socialistë për deputet në secilin qark. Është hartuar dhe një rregullore me detyrat e çdo koordinato­ri në krye të çdo qarku, i cili do të bëjë përgatitje­n e strukturav­e të PS- së për fushatën zgjedhore të vitit 2017.

 ??  ?? Nga një mbledhje e kryesisë së PS
Nga një mbledhje e kryesisë së PS

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania