Panorama (Albania)

“Të majtët dhe të djathtët më hoqën mandatin”

Kokëdhima: Lista e të deleguarve të Kryesisë s’është sinjifikat­ive

-

Ish- deputeti socialist, Koço Kokëdhima, akuzoi dje të majtët dhe të djathtët se lobuan në Gjykatën Kushtetues­e për t’i hequr atij mandatin. I ftuar në studion e “Opinionit”, Kokëdhima tha se do ta ndjekë këtë çështje deri në Gjykatën e Strasburgu­t. I pyetur se cila do të jetë e ardhmja e tij politike, duke i kujtuar se Kryesia e PS- së e ka hequr nga lista e të deleguarve në qarqe, Kokëdhima u përgjigj se e ka të qartë rrugën e tij. “Unë jam i majtë në bindje, jam socialist, që do të punoj gjithë kohën në PS, për PS- në dhe për të majtën e bashkuar. E kam të qartë rrugën time. Unë nuk negocioj liritë e mia. Ajo listë që ju përmendët nuk është sinjifikat­ive për mua”, u shpreh Kokëdhima. I pyetur se a është Edi Rama mik i tij, ish- deputeti socialist tha se “Edi Rama është miku im, dhe do të jetë miku im. Unë jam njeri besnik dhe nuk zhgënjej asnjë njeri në jetë”. Kokëdhima e ka cilësuar të ndikuar politikish­t vendimin e Gjykatës Kushtetues­e për heqjen e mandatit të tij si deputet. “Vendimi i Gjykatës Kushtetues­e është i ndikuar politikish­t. Është një vendim që koha do ta vërtetojë. Është bërë vetëm një herë, është bërë vetëm për mua dhe nuk do të ndodhë më”, tha Kokëdhima. Ai u shpreh se kanë qenë të majtë dhe të djathtë që kanë ndikuar për këtë vendim. “Gjykatën Kushtetues­e e kanë përdorur kundër meje të djathtët dhe të majtët. Kjo është përgjigja ime”, tha Kokëdhima. I pyetur nëse ka qenë kryetari i Kuvendit që ka ndikuar në vendimin e Gjykatës Kushtetues­e, ish- deputeti socialist e mohoi si të vërtetë. “Heqja e mandatit nuk ndikon fare në jetën time. Por njerëz që kanë ndikuar për këtë vendim, janë përpjekur që të më përdorin mua duke sulmuar herë njërin dhe herë tjetrin. Absolutish­t nuk përdorem dhe absolutish­t nuk e akuzoj”, tha Kokëdhima. Ai u shpreh se do ta kërkojë të drejtën e tij deri në Gjykatën e Strasburgu­t. “E kam çuar në Strasburg dhe po pres vendimin me qetësi”, tha Kokëdhima. Ish- deputeti socialist shprehu rezerva dhe kritika ndaj mënyrës se si u bë Reforma në Drejtësi, ndërsa nuk kurseu dhe akuzat ndaj ambasadorë­ve të huaj që asistuan këtë reformë. “Nuk mund të bëjmë 7 ligje në një ditë, pa bërë asnjë diskutim publik dhe dëgjesa publike dhe asnjë argumentim, por merri ligjet, vendosi në tavolinë dhe miratoji. Kjo nuk është një republikë parlamenta­re, por një partitokra­ci dhe ambasadoro­kraci. Vajtja e ambasadorë­ve në grupet parlamenta­re, marrja e deputetëve veçmas duke i trajtuar si punëtorë krahu dhe jo si deputetët e popullit. Ambasadorë­t nuk zgjidhen nga populli shqiptar, ata janë të ngarkuar nga shtetet e tyre dhe duhet të kenë respekt për përfaqësue­sit e këtij populli. Nuk mund të ndryshojë Kushtetuta e vendit duke rekrutuar deputetët. Unë kërkova një reformë konsensual­e”, tha Kokëdhima.

 ??  ?? RAMA, BALLA E XHAFA DJE PAS MBLEDHJES SE GRUPIT TE PS
RAMA, BALLA E XHAFA DJE PAS MBLEDHJES SE GRUPIT TE PS
 ??  ?? Koço Kokëdhima
Koço Kokëdhima

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania