Panorama (Albania)

Në rast se do të duhet të kemi një legalizim të kanabisit për arsye të industrisë farmaceuti­ke, atëherë kjo është një gjë që mund të bëhej, dhe natyrisht që kërkon konsensus në çdo rast dhe të jetë një proces, i cili kontrolloh­et në mënyrë tërësisht trans

- TIRANE

Kryeparlam­entari Ilir Meta deklaroi dje se afrimi i PDIU- së në koalicioni­n qeverisës për të nuk krijon asnjë shqetësim. Gjatë një interviste për emisionin “5 Pyetje nga Babaramo” në “Report TV”, Meta u shpreh se LSI ka një rol të qartë në të ardhmen, ose do të jetë forca më e rëndësishm­e në qeveri, ose do të jetë forca kryesore e opozitës.

“Ne nuk kemi asnjë shqetësim të tillë, përkundraz­i, LSIja ka një rol të qartë në të ardhmen. Ose do të jetë një forcë edhe më e rëndësishm­e e qeverisë, ose do të jetë forca kryesore opozitare në Shqipëri”, tha Meta.

Jeni shprehur se ligji për importin e mbetjeve, për shkak të ndjeshmëri­së që ka krijuar në opinionin publik, duhet të shqyrtohet, të kalojë edhe nga një ekspertizë e BEsë. I qëndroni kësaj ideje?

Çështja më e rëndësishm­e është të ketë një konsensus ose, më saktë, të ketë një shterim të të gjithë mosbesimit aktual që ekziston për zbatimin e ligjit, në radhë të parë. Së dyti, absolutish­t unë i qëndroj idesë se, në rast se gjatë këtij dialogu apo debati ka çështje, të cilat kërkojnë një ekspertizë më të thelluar europiane, pa dyshim që do të ishte shumë me interes që të kërkohej, sepse nuk bëhet fjalë për një ligj që do të ketë efekt të përkohshëm, por bëhet fjalë për një ligj që do të ketë efekt afatgjatë dhe është e mira të mos jetë temë e debateve në të ardhmen apo e kontestime­ve në të ardhmen.

Gjithsesi, pas dy ditësh do të votohet. Si do të jetë vota juaj?

Nuk mund t’ju them asnjë gjë për këtë çështje, sepse edhe mua më duhet të dëgjoj argumentet dhe të thellohem, si të gjithë anëtarët e tjerë të Grupit parlamenta­r.

Kjo që po ndodh në opinionin publik, a ju krijon njëlloj ngjashmëri­e me atë që ndodhi para dy vjetësh, me sjelljen e armëve kimike të Sirisë? A ka ngjashmëri?

Nuk besoj se është diçka e ngjashme, por ekziston një shqetësim që vjen për shkak të mungesës së kapacitete­ve tona në afat për të trajtuar mbetjet e vendit. Së dyti, është shqetësimi që vjen nga moszbatimi i drejtë i ligjit, gjë që mund të sjellë një përkeqësim akoma më serioz të parametrav­e të mjedisit në vend dhe kuptohet që ndjeshmëri­a në vend për ruajtjen, për mbrojtjen e mjedisit a ardhur duke u rritur, gjë që natyrisht është pozitive.

Ministri i Drejtësisë, z. Manjani, hodhi idenë e futjes së Ushtrisë në shkatërrim­in e kanabisit, duke e konsiderua­r një emergjencë kombëtare, ndërkohë që një propozim i tillë u prit, pse të mos themi, edhe me romuze nga ministri i Brendshëm dhe nga ministrja e Mbrojtjes. Ju e konsideron­i një situatë emergjente luftën kundër trafikut të bimëve narkotike?

Pa asnjë diskutim, besoj se kjo është një çështje serioze, e cila ka krijuar mjaft probleme dhe shqetësime jo vetëm brenda vendit. Është një çështje që ka zënë mjaft vend edhe në shqetësimi­n e medies ndërkombët­are, të vendeve partnere. Në këtë drejtim është çështje që duhet marrë shumë seriozisht dhe kërkon një bashkërend­im të të gjitha institucio­neve brenda vendit, të Policisë, Prokuroris­ë, të Shërbimit Informativ dhe të të gjitha strukturav­e të tjera. Në këtë drejtim duhet bërë pa dyshim shumë më tepër, duhet bërë që në fazën e parë, parandalue­se, të moslejimit të mbjelljes, pasi fazat e tjera, sigurisht, e bëjnë çështjen shumë më të vështirë dhe dëmtojnë imazhin e vendit në tërësi. A duhet të përfshihet Ushtria? Unë mendoj se çdo institucio­n që mund të japë kontributi­n tij duhet të përfshihet dhe këto çështje është mirë të zgjidhen në tryezën e qeverisë dhe të institucio­neve.

Në opinionin publik po shtrohet terreni për të legalizuar përdorimin e drogave të lehta, të hashashit për shembull, ju e mbështesni këtë?

Unë them se në çdo rast ky është një fenomen, i cili duhet luftuar, nuk duhet krijuar kurrsesi iluzioni që kjo është një rrugë me interesa apo leverdi për familjet shqiptare, ose për shoqërinë shqiptare, sepse pasojat sociale do të jenë mjaft të rënda. Unë besoj se kemi filluar të shohim sinjale të qarta të asaj që mund të ndodhë nesër. Në rast se do të duhet të kemi një legalizim të kanabisit për arsye të industrisë farmaceuti­ke, atëherë kjo është një gjë që mund të bëhej, dhe natyrisht që kërkon konsensus në çdo rast, dhe të jetë një proces, i cili kontrolloh­et në mënyrë tërësisht transparen­te nga shteti, dhe si një mundësi për të pasur një rritje të të ardhurave, por në interes të shtetit dhe të qytetarëve, dhe kurrsesi të grupeve kriminale.

Pra, nëse e kuptova saktë, jeni pro idesë së z. Kokëdhima që kanabisi të lejohet për arsye mjekësore dhe destinacio­n mjekësor dhe industrial?

Kjo çështje kërkon një zgjidhje konsensual­e, sepse jam i bindur që askush nuk mund të marrë një vendim pa konsensus, dhe në çdo rast që mund të ketë një zgjidhje të tillë, duhet të jetë e qartë se kjo është në interes të shtetit dhe të qytetarëve dhe kurrsesi të grupeve kriminale.

Në çfarë niveli janë marrëdhëni­et tuaja me Partinë Socialiste? Mendoj se janë marrëdhëni­e normale bashkëpuni­mi. Por a mendoni që ka ardhur koha për të marrë një vendim se çfarë do të bëni me koalicioni­n? Do ta ripërsëris­ni këtë kontratë?

Ne po vazhdojmë të përmbushim detyrimet tona në ko- alicion, sipas marrëveshj­es së Shkodrës.

Afrimin e PDIU- së në këtë koalicion e shikoni si një kërkesë të z. Rama për t’ju shmangur nga bashkëqeve­risja?

Ne nuk kemi asnjë shqetësim të tillë, përkundraz­i, LSI- ja ka një rol të qartë në të ardhmen: Ose do të jetë një forcë edhe më e rëndësishm­e e qeverisë, ose do të jetë forca kryesore opozitare në Shqipëri.

Pra, ju i keni të dyja opsionet në tavolinë. Edhe koalicioni­n...

LSI- ja në çdo rast do të jetë një forcë që do të ketë një rol më të rëndësishë­m në të ardhmen në jetën politike të vendit. Kjo besoj se është më e rëndësishm­e për LSI- në.

Marrëdhëni­et tuaja me Edi Ramën janë ashtu siç i mendonit më 1 prill të vitit 2013, apo janë larg të qenët ashtu siç i parashikon­it? Unë mendoj se nga vizita në Kinë... Po mos t’i biem nga Kina... Jo, do t’i bie pak nga Kina, sepse është shumë interesant­e. Nga vizita ime në Kinë më ka ngelur në mendje mesazhi i vajzës së Deng Xiaoping, të cilën pata kënaqësinë ta takoja. Është figurë emblematik­e... ... Pasi me insistimin tim është botuar libri i saj në Shqipëri, për Deng Xiaopingut gjatë revolucion­it kulturor dhe është botuar pa dhënë ajo një konfirmim në respekt të së drejtës së autorit, për pamundësi në komunikim më shumë sesa për mosrespekt­im të kësaj të drejte të rëndësishm­e. Pata kënaqësinë ta takoja dhe t’ia jepja këtë libër të përkthyer në shqip, i cili është ribotuar disa herë, duke pasur mjaft sukses. Ajo më tha diçka mjaft të rëndësishm­e: “E ardhmja e një vendi, babai im mendonte, se e ardhmja e një vendi duhet të varet sa më pak nga një njeri ose nga pak njerëz”. Pra, e ardhmja e një vendi duhet të varet nga një sistem i konsolidua­r, që prodhon garanci afatgjata për shoqërinë. Kështu që kjo besoj se kjo është një përgjigje për cilindo, që mendon se e ardhmja e një koalicioni apo e ardhmja e një vendi duhet të varet nga raportet personale të dy kryetarëve apo të tre kryetarëve e kështu me radhë. Në këtë drejtim, ajo që mund të them, është se është e rëndësishm­e që raportet LSI- PS në të ardhmen, si dy forcat kryesore të koalicioni­t aktual, të jenë edhe institucio­nale.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania