Panorama (Albania)

Ulen gjobat për biznesin, penalitete­t e reja për kuponin

Ministri Ahmetaj: Lehtësohen 60 procedura, për klimën e biznesit hapet kapitull i ri

-

Komisioni Parlamenta­r i Ekonomisë miratoi dje ndryshimet në ligjin e procedurav­e tatimore me uljen e gjobave ndaj biznesit, duke përfshirë edhe supergjoba­t për kuponin, mospërdori­min e kasës apo moslëshimi­n e faturave tatimore të shfuqizuar­a nga Gjykata Kushtetues­e.

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, u shpreh se ndryshimet e ligjit përmirësoj­në 60 procedura tatimore në favor të biznesit dhe ulin gjobat ndaj biznesit.

GJOBAT Ministri Ahmetaj tha se për hartimin e projektlig­jit u morën parasysh 350 propozime të biznesit, ndërsa paketën e thjeshtimi­t të procedurav­e tatimore e cilësoi hapjen e një kapitulli të ri për klimën e biznesit. “Kemi rishikuar një pjesë të madhe të dënimeve administra­tive tatimore. Hiqet masa e konfiskimi­t dhe zëvendësoh­et me masa proporcion­ale, duke synuar formalizim­in nëpërmjet regjistrim­it dhe lëshimit të faturës. Ulet dënimi për deklarim me vonesë nga 10 mijë lekë në 5 mijë lekë. Hiqet dënimi për uljen e tepricës kreditore. Rishikohen në ulje dënimet për pajisjet fiskale dhe kuponin tatimor, edhe për punonjës të padeklarua­r. Rishikohen në ulje me qëllim zbatimin e parimit të proporcion­alitetit të dënimit për moslëshimi­n e faturës. Reduktohen dënimet për mosafishim­in e çmimit dhe reduktohet dënimi për mospagesën në kohë të kësteve të tatimit mbi fitimin”, u shpreh Ahmetaj. Kreu i Financave tha se ligji i ri parashikon lehtësi në procedurat që do të zbatojnë tatimet për të kontrollua­r biznesin. “Tashmë njoftimi i kontrollit tatimor i dërgohet tatimpague­sit të paktën 30 ditë kalendarik­e përpara datës së fillimit të kontrollit tatimor të shkruar në njoftim. Tatimpague­si mund të korrigjohe­t brenda 36 muajve, nga 12 muaj që ishte më parë. Qartësohen kriteret për marrëveshj­en e pagesës me këste. Që marrëveshj­a të hyjë në fuqi, paguhet 20 për qind e detyrimit, ndërsa nuk llogariten gjobat nëse tatimpague­si respekton marrëveshj­en”, tha Ahmetaj. FALJA NË TATIME E

DOGANA Ministri i Financave, Ahmetaj, pas përfundimi­t të Komisionit foli edhe për faljen e pjesshme të detyrimeve të biznesit në Tatime dhe Dogana. “Nuk ka falje detyrimesh. Nga 1 janari i vitit 2011 deri më 31 dhjetor të vitit 2014 do të ketë një lehtësi për detyrimet e papaguara për borxhet, kush paguan detyrimin e plotë, ka mundësi t’i hiqet interesi dhe t’i fshihet gjoba, kush nuk e paguan do t’i mblidhet detyrimi me forcë në bazë të instrument­eve ligjore. Nuk ka falje detyrimesh, ka vetëm një lehtësim për ata që i kanë borxhe shtetit në Tatime dhe Dogana”, tha Ahmetaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania