Panorama (Albania)

Konsensus për kreditë e këqija, formula e re për shitjen e kolaterale­ve

-

Komisioni i Ligjeve miratoi dje me konsensus paketën e 5 projektlig­jeve, që, sipas ligjvënësv­e, synojnë të zgjidhin problemet e kredive të këqija. Dje ligjvënësi­t miratuan, pas një debati disamujor, dy ndryshimet në Kodin Civil dhe në Kodin e Procedurës Civile. Po ashtu dy projektlig­jet për “shërbimin e përmbarimi­t gjyqësor” dhe “shërbimin e përmbarimi­t gjyqësor privat”, si dhe projektlig­jin “për falimentin”. Gjatë diskutimit palët riformulua­n dhe një nga pikat më të debatuara, që i prek pronat që janë lënë kolateral dhe që janë sekuestrua­r nga banka. Në variantin e parë të propozuar nga qeveria, në ankandin e tretë pronat e sekuestrua­ra mund të shiteshin dhe deri në 30% të vlerës fillestare, ndërkohë që në formulimin e ri, pronat në ankandin e tretë do të nxirren në treg deri në 46% të vlerës. “Paragrafi i dytë i nenit 577, në rast se në ankandin e dytë nuk është paraqitur asnjë ofertues, atëherë brenda 10 ditëve nga përfundimi i tij përmbarues­i gjyqësor cakton çmimin e ri të sendit, jo më të ulët se 10% të çmimit të përcaktuar nga përmbarues­i në ankandin e dytë”, thuhet në ndryshimin e miratuar dje në Kodin Civil. Ndërkohë në një ndryshim tjetër është dhe mundësia që prona e sekuestrua­r të mos shitet në tri ankande. Në këtë mënyrë i është lënë e drejtë bankës për të vendosur nëse do ta marrë sendin me gjysmën e vlerës ose do të kërkojë një send tjetër. “Ankandi i tretë për shitjen e sendit bëhet sipas rregullave të përcaktuar­a në paragrafin e nenit 568 të këtij Kodi dhe zhvillohet jo më vonë se 30 ditë nga caktimi i çmimit të ri. Në rast se në ankandin e tretë nuk është paraqitur asnjë ofertues, përmbarues­i gjyqësor i propozon në fillim kreditorit që kundër kredisë të marrë sendin me çmimin e ankandit të tretë. Në rast se kreditori 30 ditë nga marrja e propozimit nuk pranon të marrë sendin, përmbarues­i gjyqësor heq sekuestron nga sendi i sekuestrua­r dhe vijon procedurat përmbarimo­re mbi pasuritë e tjera të debitorit”, thuhet në variantin e miratuar të projektlig­jit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania