Panorama (Albania)

Grabitja e karburante­ve, Tahiri kërkon rritjen e masave të sigurisë

-

TIRANE - Pas letrës me tri kërkesa për masat shtesë të sigurisë që u dërgoi të premten administra­torëve të shitjes së karburanti­t me pakicë, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, zhvilloi dje një takim me përfaqësue­sit e këtij biznesi. Ashtu si edhe në letër, Tahiri u ka shpjeguar atyre rëndësinë e marrjes së këtyre masave, duke nisur që nga kryerja e pagesës me automate dhe jo me para në dorë e deri te sistemi i kamerave të sigurisë së alarmit. Tahiri ka këshilluar administra­torët e karburante­ve, që të paktën gjatë orëve të natës, të shmangin shërbimin me operator dhe para në dorë, pasi në këtë mënyrë mund të minimizohe­n ngjarjet kriminale. Ndërkohë ai ka përmendur edhe statistika­t e viteve të fundit, që sipas tij flasin qartë për një fenomen jo pak shqetësues lidhur me vjedhjen dhe grabitjen e pikave të karburanti­t. “Nga viti 2011 deri në vitin 2016 janë mbi 170 vjedhje dhe janë zbuluar jo më shumë sesa 40% e tyre. Kjo sepse jemi përpara një lloj fenomeni kriminal, i cili ka vështirësi në hetim dhe vënien para përgjegjës­isë të autorëve”, është shprehur Tahiri. Duke pranuar se masat shtesë të sigurisë kanë një kosto financiare, ministri i Brendshëm ka theksuar se kjo kosto është e pakrahasue­shme para dëmit që shkaktojnë vazhdimish­t grabitjet që ndodhi. “Sot në botë, gjatë orëve të natës, nuk gjen operatorë që shet me para në dorë karburant në pikën e karburanti­t. Arsyeja është eliminimi në maksimum i këtij faktori nxitës, që është personi që gjatë orëve të natës ka sasi të konsiderue­shme “cash” në dorë për shkak të shitjes së karburanti­t dhe që mund të bëhet pre e atyre që kërkojnë para të shpejtë nëpërmjet këtij akti kriminal”, u shpreh ministri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania