Panorama (Albania)

Laert Vasili në Polici: Më goditën para shtëpisë

Tiranë, aktori u qëllua me grusht, ngjarja pa autor

- ETLEVA DELIA

Aktori i Teatrit Kombëtar, Laert Vasili, është sulmuar fizikisht mbrëmjen e së dielës, pranë shtëpisë së tij, në afërsi të Shkollës së Baletit, në Tiranë.

Burime nga Policia thanë dje se 42- vjeçari është goditur me grusht pas koke, nga një person ende i paidentifi­kuar, në momentin që po zbriste nga makina e tij. Ngjarja ndodhi në orët e mbrëmjes, kur aktori e regjisori Vasili po kthehej në shtëpi dhe është sulmuar nga pas duke mos arritur të shohë agresorin. Pas sulmit, personi i dyshuar ka ikur me vrap nga vendi i ngjarjes, ndërsa Vasili i ka telefonuar Policisë, duke raportuar ngjarjen. Në vendngjarj­e kanë shkuar menjëherë shërbimet e Komisariat­it nr. 1 që kanë kryer veprimet e para hetimore. Ndërsa më vonë, aktori 42- vjeçar është paraqitur për të bërë kallëzim me shkrim rreth asaj që i kishte ndodhur. Burime zyrtare të Policisë së Tiranës thanë se është regjistrua­r procedim penal pa autor për veprën penale “dëmtime të tjera me dashje”, ndërsa po punohet për identifiki­min dhe kapjen e autorit të ngjarjes. “Nga specialist­ët e Komisariat­it nr. 1 janë referuar materialet në Prokurorin­ë e Tiranë, për veprën penale ‘ dëmtime të tjera me dashje’, pas kallëzimit të shtetasit Laert Vasili, 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën ‘ Shyqyri Ishmi’, dyshohet se një shtetas i paidentifi­kuar e ka goditur me grusht pas koke”, tha dje zyrtarisht Policia e kryeqyteti­t.

KALLEZIMI

Policia deklaroi dje se nga intervisti­mi që i është kryer shtetasit Laert Vasili në lidhje me ngjarjen, ai ka konfirmuar se nuk ka konflikt me ndonjë person. Nga deklarimet që ka bërë në momentin që i është marrë kallëzimi në Komisariat­in nr. 1, Vasili ka shpjeguar se është gjendur në befasi dhe se është goditur pas koke, pa arritur të shohë personin që e ka sulmuar. Në momentin që është kthyer, i dyshuari ka qenë duke u larguar me vrap nga vendi i ngjarjes dhe ka qenë me shpinë. Vetë i dëmtuari është shprehur se agresori mund të ketë pasur si qëllim ta grabiste, por në fakt nuk i ka marrë asgjë që kishte me vetë. Ndërsa ka mohuar që goditja mund të ketë qenë për ndonjë motiv personal, pasi sipas tij nuk ka probleme me askënd dhe ngjarja mund të jetë thjesht një rastësi, që mund t’i kishte ndodhur kujtdo.

 ??  ?? Laert Vasili
Laert Vasili

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania