Panorama (Albania)

Vetingu, gjyqtarët: Të bëhemi palë me PD në Kushtetues­e

“Drejtorë bankash luajnë bixhoz me paratë e qytetarëve”

- ARMAND BAJRAMI

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë kërkon të bëhet palë në gjykimin e padisë së depozituar nga Partia Demokratik­e në Gjyka tën Kushtetues­e për pezullimin e ligjit të vetingut.

Gati tri javë pas ankimit të bërë nga opozita, Unioni i Gjyqtarëve iu drejtua dje me një kërkesë Gjykatës Kushtetues­e në lidhje me këtë fakt. Në kërkesën e depozituar UGJSH i kërkoi Kushtetues­es ta regjistroj­ë si palë të interesuar në shqyrtimin e ankimimit të PD- së për vetingun. Sipas kreut të Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë, vendimi për t'u bërë palë në gjykimin e kësaj padie është marrë në mbledhjen e fundit të Unionit, të zhvilluar javën e kaluar. "Ky ligj dhe gjykim prek drejtpërdr­ejt interesat e anëtarëve të Unionit. Në mbledhjen e javës që shkoi, bordi i Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë mori vendimin që të paraqesë në Gjykatën Kushtetues­e një kërkesë për t'u thirrur dhe pranuar si subjekt i interesuar në këtë gjykim", sqaroi në një prononcim për median gjyqtari Gerd Hoxha. Kreu i këtij organizmi të gjyqtarëve sqaroi se ende nuk është përcaktuar qëndrimi që anëtarët e Unionit do të mbajnë në Kushtetues­e. Sipas tij, kjo do të përcaktohe­t në mbledhjen e radhës së UGJSH, e përcaktuar për t'u mbajtur në orën 17: 00 të datës 4 nëntor 2016. "Sa u përket detajeve, unë rezervohem të shprehem për dy arsye: së pari, do të presim vendimin e Gjykatës Kushtetues­e nëse do të na pranojë si subjekt të interesuar dhe së dyti, do të presim punimet e asamblesë së zakonshme të Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë".

DEKLARATA PER BANKAT

Kreu i Unionit të gjyqtarëve, Gerd Hoxha, ditën e djeshme ka bërë edhe një deklaratë të fortë, ku ka thënë se ka raste kur drejtorë bankash luajnë bixhoz me paratë e shqiptarëv­e. "Ka plot vendime gjyqësore për njerëz në banka me lidhje me klientët për procedura dhe afera korruptive. Ashtu sikurse ka edhe drejtues bankash, dhe për ta ka vendime që janë të dashuruar me këto lojërat e fatit dhe luajnë bixhoz me paratë e qytetarëve" deklaroi Hoxha gjatë takimit për problemati­kën e kredive të këqija të organizuar nga Dhoma e Përmbarues­ve Privatë në Tiranë.

 ??  ?? Gerd Hoxha, dje gjatë takimit të përmbarues­ve
Gerd Hoxha, dje gjatë takimit të përmbarues­ve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania