Panorama (Albania)

Dënohet me 4 vjet e 6 muaj gjyqtari Rasim Doda

- Rasim Doda

TIRANE - Gjykata për Krimet e Rënda i dha fund dje gjykimit të gjyqtarit të Sarandës të akuzuar për "korrupsion", Rasim Doda, duke e deklaruar fajtor dhe dënuar me 4 vjet e 6 muaj heqje lirie. Sipas Prokuroris­ë, Doda i ka kërkuar një qytetari, palë në një proces të drejtuar prej tij, 80 mijë euro në këmbim të një vendimi të favorshëm. Në të njëjtin vendim, gjykata vendosi t'i heqë të pandehurit të drejtën e ushtrimit të funksionev­e publike për një periudhë prej 3 vjetësh. Vendimi për Dodën u shpall në përfundim të një seance maratonë, e cila nisi në orën 09: 00 dhe përfundoi në orën 19: 20. Gjyqi i Dodës u bë shkak për dështimin e disa seancave të tjera të caktuara dje te Krimet e Rënda, pasi kishin në përbërje të trupave gjykuese gjyqtarë të pranishëm në pesëshen që u "bllokua" në gjyqin e Dodës. Vendimi i fajësisë u prit në qetësi nga i pandehuri, i pranishëm në sallën e gjyqit. Para shpalljes së vendimit, trupi gjykues u njoh me mbrojtjen volu- minoze të përgatitur nga avokatët mbrojtës të të pandehurit Doda, si edhe nga vetë ai. Në një total prej qindra faqesh material, pala mbrojtëse kërkoi pafajësi. Vetë Doda i kërkoi deklarim të pafajshëm, duke e konsiderua­r akuzën ndaj tij të stisur dhe të pavërtetë. Gjatë gjithë gjykimit të kësaj dosjeje, i pandehuri Doda ka mbajtur qëndrim të ashpër në drejtim të organit të Akuzës, duke ngritur pretendime se atij i ishte ngritur një kurth. "Nuk ka asgjë të vërtetë në atë kallëzim. Ai është një stisje ndaj një gjyqtari. Këtu është ngritur një kurth. Të gjithë prokurorët që janë marrë me çështjen kanë qenë nën influencë dhe gjithë hetimi nuk është bërë në përputhje me ligjin", është shprehur Doda më herët. Sipas Prokuroris­ë, më 19 prill 2015 i pandehuri Rasim Doda i ka bërë me shenjë me dorë për ndonjë lek, që kallëzuesi­t i ka lënë të kuptonte se bëhej fjalë për 80 mijë euro. Në pretencën e saj, Prokuroria kërkoi dënim me 5 vjet burg për gjyqtarin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania