Panorama (Albania)

Gjykata e Lartë vulos pushimin e hetimit për Gjiknurin

-

TIRANE - Kallëzimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit ndaj ish- ministrit të Energjetik­ës, Damian Gjiknuri dhe Avokates së Shtetit, Alma Hicka, për mënyrën e zgjidhjes me mirëkuptim të marrëveshj­es së qeverisë me CEZ- in, nuk do të hetohet më nga Prokuroria e Përgjithsh­me. Gjykata e Lartë rrëzoi dje kërkesën e KLSH- së për rihapjen e këtij hetimi. KLSH- ja kundërshto­i në Gjykatën e Lartë vendimin e Prokuroris­ë së Përgjithsh­me të qershorit 2016 për pushim të hetimit ndaj Gjiknurit dhe Hickës. Verdikti i djeshëm i Gjykatës së Lartë u lexua vetëm me dispozitiv, ndërsa në ditët në vijim pritet të zbardhet argumentim­i i Kolegjit Penal. Në seancën e parafundit, përfaqësue­sit e KLSH- së pretenduan se Prokuroria e Përgjithsh­me nuk kishte bërë hetim të plotë për rastin në fjalë. Sipas tyre, zgjidhja me mirëkuptim e marrëveshj­es me CEZ, me qëllim shmangien e arbitrazhi­t, i ka shkaktuar shtetit shqiptar një dëm ekonomik prej 470 milionë eurosh. Në atë seancë përfaqësue­sit ligjorë të KLSH- së thanë se Prokuroria nuk kishte administru­ar dokumentac­ion shtesë. Kundër pretendime­ve të tyre u shpreh përfaqësue­si i Prokuroris­ë së Përgjithsh­me. Ai këmbënguli para Kolegjit Penal se nga ana e organit të Akuzës ishin kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, nga të cilat ka rezultuar se nuk ka pasur elementë të "shpërdorim­it të detyrës" nga ana e të kallëzuarv­e Gjinkuri dhe Hicka. Kallëzimi i KLSH- së për dy zyrtarët e lartë u bë në tetor të vitit 2015, ndërsa vendimi i Prokuroris­ë së Përgjithsh­me për pushimin e këtij hetimi daton në qershor 2016.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania