Panorama (Albania)

Burra, gra e të moshuar të një fshati kapen me hashash

Arrestohen 11 persona. Dy gra e një 82- vjeçar në hetim

-

Policia e Fierit zhvilloi dje operacioni­n e koduar "Gryka" në zonën e Mallakastr­ës, ku sekuestroi 343 kg drogë.

Në saje të këtij aksioni u arrestuan 11 persona, dy të tjerë janë shpallur në kërkim, ndërsa u proceduan në gjendje të lirë dy gra dhe një i moshuar, 82- vjeçar. Operacioni ka pasur si qëllim të kontrollon­te çdo banesë të zonës, për të cilat kishte pasur edhe informacio­ne paraprake për posedim droge. Policia bëri të ditur se janë arrestuar shtetasit Mehmet Skënderaj, 63 vjeç, banues në Vlorë, Artan Skënderaj, 35 vjeç, nga Ksamili, Leo Tafa, 33 vjeç, Eglantin Tafa, 35 vjeç, Ardit Tafa, 20 vjeç, Dorian Tafa, 34 vjeç, Miklovan Kuka, Meto Skënderi, 38 vjeç, që të gjithë nga Libofsha.

Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetaset J. M., 26 vjeçe, banuese në fshatin Malas, Mallakastë­r, dhe T. Gj., 39 vjeçe, banuese në fshatin Libofshë, Fier. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e Mehmet Skënderajt, në fshatin Ninësh, të gjithë këta shtetas janë kapur në flagrancë duke tharë kanabisin. Në këtë banesë, sipas Policisë, u gjetën Sekuestroh­en gjatë patrullimi­t në vijën bregdetare 11 kg lëndë e dyshuar kanabis sativa. Dy të arrestuari­t dyshohen si autorë të 15 thasëve të mbushur me mbetje të bimëve narkotike, të gjetur në hidrovor. Sipas Policisë, në Adriatik u konstatua mjeti me targë AA 814 GD, ku gjatë kontrollit iu sekuestrua 11 kg lëndë e dyshuar kanabis sativa e futur në 2 thasë të zinj, e fshehur në mjet. Blutë arrestuan Nikoll Kocan, 25 vjeç, dhe Rajmond Prengën, 21 vjeç. 145 kg kanabis sativa dhe 425 fara bime kanabis, ndërsa shtetasit e tjerë të mësipërm dyshohet se ishin të punësuar.

Në vijim të këtij operacioni dhe mbi bazën e informacio­neve të marra në rrugë operative, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i Fatos Skënderajt, 33 vjeç, banues në fshatin Ninësh. Në banesën e tij u gjetën 91 kg lëndë narkotike kanabis sativa, një armë zjarri gjysmë automatike dhe 75 copë fishekë. Gjithashtu u prangos dhe Albert Sulaj, 37 vjeç, banues në të njëjtin fshat.

Në të njëjtën kohë, nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestrua­n 22 kg lëndë narkotike kanabis sativa. Në vijim u arrestua edhe Barjam Sulaj, 59 vjeç, banues në fshatin Ninësh. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestrua­n 2 kg lëndë narkotike. Gjithashtu nisi procedimi penal në gjendje të lirë për 82- vjeçarin A. S., banues po në fshatin Ninësh, Mallakastë­r. Lëndë narkotike u gjet edhe në banesën e Fatos Skënderajt, 33 vjeç, nga fshati Ninësh. Sipas Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar u zbulua dhe u sekuestrua­n 21 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa, duke çuar në prangosjen e tij. Në saje të të njëjtit operacion, Policia e Fierit bëri të ditur se janë shpallur në kërkim e po punohet për kapjen e një tjetër të moshuari, shtetasit V. S., si dhe P. S., 39 vjeç, pasi në banesën e 81- vjeçarit, e cila shërbente si bazë për prodhimin dhe shitjen e lëndës narkotike, janë gjetur e sekuestrua­r 62 kg lëndë narkotike kanabis sativa. Sipas të dhënave, janë vetë banorët të cilët për shkaqe konkurrenc­e denoncojnë njëri- tjetrin, duke bërë që të gjithë të vetëzbuloh­en për uniformat blu.

 ??  ?? Gjatë transporti­mit të minatorit
Gjatë transporti­mit të minatorit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania