Panorama (Albania)

Tentojnë grabitjen, plagoset një autor

-

VLORE - Policia e Vlorës ka vënë në pranga tre persona, të cilët në bashkëpuni­m me njëritjetr­in, si dhe persona të tjerë të paidentifi­kuar kanë tentuar të vjedhin me armë zjarri menaxherin e lokalit "Olympia", Radhimë, 26- vjeçarin me inicialet A. B. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, rreth orës 19: 00, kur disa persona të pamaskuar kanë tentuar të grabisin nën kërcënimin e armës shtetasin Armando Bazaj, menaxher pranë këtij lokali. Ndërkohë i menjëhersh­ëm ka qenë edhe reagimi i Policisë së Vlorës, të cilët në pak minuta janë gjendur pranë vendit të ngjarjes dhe pasi i kanë identifiku­ar, kanë vënë në pranga shtetasit: Besjan Hibraj, 24 vjeç, Klajdi Spahaj, 26 vjeç, si dhe Domeniko Spahaj, 21 vjeç. Gjithashtu në përleshje me njëritjetr­in gjatë tentativës së vjedhjes, ka mbetur i plagosur në këmbë një prej autorëve, shtetasi Klajdi Spahaj, i cili ndodhet në kushtet e arrestit në Spitalin Rajonal të Vlorës. Burime nga spitali i Vlorës bëjnë me dije se personi ka marrë plagë me plumb në njërën këmbë, por jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se dy personat, të cilët kanë marrë pjesë në tentativën për grabitje janë kapur disa metra larg vendit të ngjarjes, kurse autori i tretë, i cili po mbahet në dhomën e spitalit në ruajtjen e efektive të policisë, është arrestuar pranë lokalit. Sipas grupit hetimor, sherri ka ndodhur në oborrin e lokalit. Dyshohet se arma e shkrepur është e një prej autorëve, të cilët morën pjesë në tentativën për grabitje. Dëshmia e menaxherit të lokalit në Policinë e Vlorës ka qenë e paktë, pasi, sipas tij, nuk kishte arritur të identifiko­nte apo njihte asnjë prej personave, të cilët tentuan ta grabisnin gjatë natës së 23 nëntorit. Sipas menaxherit, ai nuk e di nëse tentativa ka qenë për këtë të fundit, pasi në xhep kishte vetëm disa monedha. Po punohet për dokumentim­in e plotë të ngjarjes, identifiki­min e autorëve të tjerë dhe kapjen e tyre.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania