Panorama (Albania)

Vlahutin: BE, 500 mijë euro për gjetjen e të zhdukurve të diktaturës

-

Drejtësia, e vërteta dhe falja. Këto janë tri fjalët kyçe që i duhen Shqipërisë në këto momente, sipas ambasadore­s së Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin. E përlotur, përfaqësue­sja e BE- së tregoi eksperienc­ën e familjes së saj. Ajo tregoi se si gjyshja e saj eci kilometra për të gjetur trupin e të birit të vrarë në luftë. Ndaj dhe ajo e kupton fare mire se ç’do të thotë të kesh një varr për të qarë, ndaj dhe Bashkimi Europian do të financojë një projekt për gjetjen e varreve të të humburve gjatë viteve të diktaturës. Ajo u shpreh se përulet përpara atyre qindra shqiptarëv­e që vuajtën në burgjet dhe kampet e internimit e për ata të humbur dhe se ndihet krenare të bëjë me dije se BE- ja jep një fond prej 500 mijë eurosh për identifiki­min dhe gjetjen e varreve të të zhdukurve gjatë komunizmit. Sipas saj, në këto momente, së pari, Shqipërisë i nevojitet drejtësia, e cila duhet vënë në vend, por nuk mund të ketë një të tillë, pa të vërtetën, pa qartësimin dhe zbardhjen e asaj çfarë ka ndodhur. “Asnjëherë nuk është vonë për të respektuar sakrificën e tyre”, tha Vlahutin, teksa shton se po ashtu shumë i rëndësishë­m për të ardhmen e Shqipërisë është pajtimi. Sipas saj, synimi i Shqipërisë është Bashkimi Europian dhe për suksesin e këtij procesi është e nevojshme energjia e gjithë shoqërisë, si dhe vullneti politik për të vënë interesin e vendit para çdo interesi personal. “Gjyshja ime kishte katër djem, i pari prej tyre vdiq në luftë, shumë larg shtëpisë. Ishte vetëm 17 vjeç. Kur gjyshja ime mori vesh lajmin, ajo nuk e dinte se ku kishte vdekur, por ajo nisi të ecte, dhe asgjë nuk e ndaloi atë derisa gjeti fëmijën e saj. Eci për ditë të tëra, kërkoi kudo dhe në fund e gjeti. E solli në shtëpi dhe në njëfarë mënyre ajo gjeti paqe. Pa këtë përfundim ajo nuk do të gjente dot paqe dhe shoqëria ka nevojë për një të tillë. Këto gra kurajoze ne i kujtojmë pikërisht sot”, u shpreh Vlahutin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania