Panorama (Albania)

E mbylli me gol, Gashi nderohet me “Lojtari i Vitit”

"Sezon i jashtëzako­nshëm, nder i madh për mua"

-

Kolorado Rapids e Shkëlzen Gashit ka mbyllur sezonin e rregullt në Konferencë­n e Perëndimit të MLS në vendin e dytë, ndërsa sulmuesi shqiptar ka shënuar 9 gola në këtë edicion të tij të parë në SHBA.

"Jam krenar për këtë skuadër, ishte një vit i gjatë. Kemi fituar shumë dhe kemi humbur bashkë. Por ishte gjithçka fantastike. Nëse dikush do të më kishte thënë në fillim të sezonit "do të bëni shumë pikë dhe do të përfundoni të dytët", nuk do ta kisha besuar. Por tani është e vërtetë, duhet t'i gëzohemi kësaj arritje dhe të bëhemi gati për play- off. Duhet të falënderoj të gjithë tifozët për mbështetje­n", tha Gashi pas ndeshjes ndaj Dinamo Hjuston, ku ai shënoi golin për Koloradon në barazimin 1- 1. "Për mua ishte shumë e rëndësishm­e që ne të fitonim ndeshjen, pastaj të shënoja. Por, sigurisht, jam i gëzuar. Nuk kam shumë gjëra në kokë, unë thjesht dua të luftoj, dua të shënoj, dua të argëtohem në ndeshje dhe kjo është ajo që duam të bëjmë të gjithë. Tani duhet të rikuperojm­ë dhe analizojmë situatat në këto ditë, pasi kundërshta­rët mund të krijojnë raste. Duhet të jemi gati, që nga sekonda e parë deri tek e fundit. Në play- off duhet të japim gjithç- ka, janë dy ndeshje që duhet t'i fitojmë. Unë besoj te skuadra dhe secili lojtar në ekip, tani të bëhemi gati që të shkojmë në raundin tjetër", ish- in fjalët e sulmuesit shqiptar, i cili është kthyer në një nga liderët e Kolorados në këtë sezon.

- Tifozët e kësaj skuadre e kanë mbështetur gjithmonë futbollist­in e Kombëtares gjatë gjithë këtij sezoni. Në fund të tij, Gashi ka marrë edhe një nderim prej tyre. Në faqen e tij zyrtare në rrjetin social "Facebook", Shkëlqen Gashi ka prezantuar trofeun e "Lojtarit të Vitit". "Çfarë sezoni i jashtëzako­nshëm. Ne si skuadër kemi arritur rekord pas rekordi dhe tashmë unë personalis­ht kam marrë edhe një çmim special prej fansave tanë. "Lojtari i Vitit". Ju falënderoj shumë. Është nder i madh për mua", ka shkruar Gashi në faqen e tij në rrjetin social.

Nderimi

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania