Panorama (Albania)

Vito Kapo reagon për dekorimin e 67 ballistëve nga Nishani: Çmenduri, ishin e mbeten tradhtarë

“U bashkuan me pushtuesin e huaj kundër partizanëv­e. Së bashku me pushtuesin e huaj ata luftuan kundër çlirimit”

- ARISTIR LUMEZI

Vito Kapo, ish- partizane gjatë Luftës Nacionalçl­irimtare dhe një nga figurat kryesore të diktaturës si bashkëshor­te e Hysni Kapos e cilëson një çmenduri dekorimin e Presidenti­t Nishani ndaj 67 ish- anëtarëve të Ballit Kombëtar.

E pyetur nga gazeta “Panorama” se çfarë shije i ka lënë ky dekorim, zonja Kapo i cilëson përfaqësue­sit e Ballit tradhtarë, të cilët bashkëpunu­an me pushtuesin e huaj kundër interesave të vendit. “Nuk ka gjë më të ulët. Çfarë mund të them?! E pashë dhe m’u duk një çmenduri. Si mund të dekorosh ata që u bashkuan me pushtuesin e huaj kundër partizanëv­e, bijve të popullit. Së bashku me pushtuesin e huaj ata luftuan kundër çlirimit të vendit sepse, nëse donin çlirimin e vendit, duhet të ishin në krah me partizanët. Ata kanë qenë dhe mbeten tradhtarë të Shqipërisë, të cilët jo vetëm nuk duhen dekoruar, por as duhen zënë fare me gojë. Këto gjëra dihen publikisht. Mos më lëndoni më shumë zemrën me këto gjëra”, u shpreh për gazetën “Panorama” e veja e Hysni Kapos, figurës numër dy të sistemit komunist në Shqipëri.

HISTORIANI Paskal Milo, historiani i njohur, ka kërkuar që dekorime të tilla duhet të marrin fund, pasi zhvlerësoj­në rolin e Presidenti­t dhe vlerën e dekoratave. Milo e ka quajtur ngjarjen si kriminale dhe të dënueshme, por ajo, sipas tij, ka ndodhur në kushtet e luftës. Ngjarje të tilla kanë ndodhur dhe me mijëra shqiptarë që u vranë sipas tij nga pushtuesit, ballistët dhe zogistët. Milo është shprehur se Mehmet Shehu u kritikua nga Enver Hoxha për vrasjen e 67 ballistëve pa gjyq, duke e quajtur ngjarjen si shumë të rëndë, por sipas historiani­t, Shehu vazhdoi pushkatime­t e kundërshta­rëve. “Për çfarë ideali demokratik u vranë këta njerëz dhe kujt i shërbeu nga ata në atë kohë? Ata ishin viktimat e luftës si mijëra të tjerë të vrarë nga pushtuesit, ballistët, zogistët dhe nga partizanët. E dhimbshme, e trishtuesh­me, e dënueshme, por ky ishte realiteti i kohës. Keqpërdori­mi i vrasjes së tyre dhe spekulimi me vrasjen e tyre është i pafalshëm. Ndaj dhe duhet ndalur epidemia e dekorimeve për qëllime të politikës së ditës, sepse zhvlerëson vetë titujt e lartë dhe të nderuar, por edhe institucio­nin që i akordon ato”, u shpreh Milo. Edhe Fatos Klosi, një nga polemistët e majtë, e ka quajtur si qesharak vendimin e Presidenti­t për të shpallur si “Martirë të Demokracis­ë” 67 anëtarët e Ballit Kombëtar, të pushkatuar në vitin 1943 nga Mehmet Shehu. Klosi tha për “Panorama” se ndiente keqardhje për Presidenti­n. Ai tha se një ngjarje të tillë, nuk e kanë vlerësuar presidente­t e tjerë dhe askush nuk i bëri martirë. Fatos Klosi ka ironizuar me Presidenti­n, duke thënë se porosinë e ka marrë nga ballistët që jetojnë në Amerikë.

 ??  ?? VITO KAPO
VITO KAPO
 ??  ?? Nga ceremonia e dekorimit të 67 ballistëve të pushkatuar
Nga ceremonia e dekorimit të 67 ballistëve të pushkatuar
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania